Njëra nga shkollat më të vjetra në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, është shkolla “25 maji”. E ndërtuar në vitin 1967, aktualisht ajo ndiqet nga 1,500 nxënës. Për thuajse 50 vite nuk ishte kryer asnjë veprimtari domethënëse rinovimi. Dritaret, tualetet, çatia dhe, madje, karriget dhe bankat ishin të njëjtat që prej viteve 1970, duke bërë që shkolla të dukej thuajse si një muze.
Fadil Murtezani kish studiuar në këtë shkollë kur ishte fëmijë, në vitet 1970. Ai mban mend se, në atë kohë, shkolla konsiderohej si një nga më luksozet në qytet. Dyzet vite më vonë, në vitin 2011, ai u emërua Drejtor i shkollës. “Çatia pikonte, kishim probleme me të ftohtin në dimër dhe karrigia dhe banka ku ulesha unë ishin ende aty. Pashë emrin tim mbi të,” shprehet ai me nostalgji.
Bashkë me ekipin e ri të menaxhimit, Fadili u bë nismëtar për ta përmirësuar situatën sa më parë.
“Investimet infrastrukturore mundësuan burimet për të financuar mjete mësimore moderne dhe digjitale.”
Fadil Murtezani, Drejtor, Shkolla “25 Maji”
Kursimi i energjisë dhe investimi në mjete digjitale
Fillimisht, punimet e rinovimit filluan si një nismë e prindërve. Së pari, u kryen rinovime të vogla, duke lyer gardhin e shkollës dhe duke pastruar oborrin. Megjithatë, këto nuk mjaftonin. Shkollës kishte nevojë për më shumë punime, por nuk kishte fonde. Megjithatë, nxitja dhe entuziazmi i komunitetit vendas tërhoqi vëmendjen e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, që miratoi pa vonesë kërkesën për rinovimin dhe rikonstruksionin e shkollës, financuar me mbështetjen e Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF). WBIF-ja është një platformë e mundësuar nga BE-ja, që mbledh fonde nga burime të ndryshme, ku përfshihet Komisioni Evropian, donatorë dypalësh dhe institucione financiare ndërkombëtare.
Si rezultat, shkolla “25 maji” rinovoi çatinë dhe fasadat e godinës së shkollës, ndërroi dritaret dhe rregulloi sipërfaqet e dyshemesë, si dhe sistemet e ngrohjes dhe ato elektrike. Kjo përpjekje modernizimi ka përmirësuar veçanërisht efikasitetin energjetik të shkollës, duke i bërë të mundur kursimin e energjisë dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies. Kursimet e energjisë, prej më shumë sesa 100% në vit, të ardhura nga këto investime, kanë mundësuar lirimin e burimeve financiare, që u caktuan për qëllime të tjera.
“Tashmë, klasat tona janë më interesante dhe argëtohemi më shumë; e konsiderojmë veten fatlumë dhe ndihemi krenarë për shkollën tonë.”
Anila Ibishi, nxënëse e klasës së nëntë në shkollën “25 maji”
Akses më i mirë për të gjithë
Tashmë, mësuesit dhe nxënësit e shkollës kanë mobilie dhe pajisje mësimore të reja, si dërrasa të bardha interaktive dhe videoprojektorë në çdo klasë, duke bërë të mundur përmirësimin e aftësive digjitale të nxënësve. “Tashmë, klasat tona janë më interesante dhe argëtohemi më shumë; e konsiderojmë veten fatlumë dhe ndihemi krenarë për shkollën tonë”, thotë Anila Ibishi, nxënëse e klasës së nëntë në këtë shkollë. Krahas ofrimit të një aksesi digjital më të mirë, rinovimet kanë përmirësuar edhe aksesin për nxënësit me aftësi të kufizuara.
Shkolla është kthyer në shembull dhe institucione të tjera arsimore në Maqedoninë e Veriut po e përdorin si pikë referimi për aksesin në infrastrukturë arsimore të përshtatshme. Arritja e standardeve arsimore evropiane në shkollën “25 maji” ka tërhequr vëmendjen e nxënësve të rinj, duke rritur numrin e regjistrimeve. Fadili thotë me krenari se “Përqindja e regjistrimit është rritur ndjeshëm pas rinovimit, pasi po aplikojnë dhe banorë nga bashki të tjera”.
Rreth projektit
Rinovimi i shkollës “25 maji” është pjesë e një projekti në shkallë të gjerë, që përfshin ndërtimin e 70 godinave të reja të edukimit fizik në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe rinovimin e 60 shkollave fillore dhe të mesme në mbarë Maqedoninë e Veriut. Projekti ka përfituar nga një investim i kombinuar i granteve dhe kredive të kanalizuara përmes Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të mundësuar nga BE-ja. Në të përfshihen dy grante të mundësuara nga kontributet e donatorëve dypalësh të WBIF-së, si dhe dy kredi në shumën totale 42.5 milionë euro nga Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB).
Rreth WBIF-së
Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) është një platformë koordinimi e donatorëve që mbledh fonde nga burime të ndryshme, duke përfshirë Komisionin Evropian. WBIF-ja ofron financim dhe asistencë teknike për investimet strategjike në sektorët e energjisë, mjedisit, social, transportit, dhe infrastrukturës digjitale. Ai gjithashtu mbështet nismat për zhvillimin e sektorit privat. WBIF-ja është një nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare, donatorëve dypalësh dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.
Photo Credits: WBIF,25 May School

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!