Festivali i filmit që sjell 50,000 vizitorë në një qytet të vogël të Kosovës. | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Festivali i filmit që sjell 50,000 vizitorë në një qytet të vogël të Kosovës.

Nga fillesat e thjeshta, festivali i filmave me metrazh të shkurtër dhe dokumentarëve, DokuFest është kthyer në një nga festivalet e filmave më të mirënjohur në rajon.

SCROLL DOWN

Një ide,1,000 EUR dhe pasioni për të rikthyer jetën në qytetin e tyre të vogël ishte gjithçka iu duhej disa admiruesve të filmave nga Prizreni në Kosovë për të nisur atë që sot është një nga festivalet më të njohura të filmave në rajon – DokuFest.

Vitin tjetër DokuFest do të festojë përvjetorin e 20-të. Në të njëjtën kohë, festivali është një nga festivalet që kualifikohet për çmimet e Akademisë Britanike të Filmit dhe Televizioni (BAFTA) dhe në dy vitet e fundit është vlerësuar si një nga ‘25 festivalet e filmave më interesante në botë’ nga revistaMovieMaker.

Veton Nurkollari është një nga themeluesit e festivalit. Ai kujton: “Ndodhi menjëherë pas luftës dhe ne patëm dëshirën të sillnim pak energji kulturore në qytet. Menduam të organizonim një festival filmi, por për të qenë të sinqertë nuk ia kishim idenë fare si ta bënim këtë. Ishim rreth dhjetë vetë dhe asnjë nga ne nuk kishte përvojë në organizimin e festivaleve të filmit. Në fakt, atëherë asnjë nga ne as nuk kishte qenë në një festival filmi! Por megjithatë, ne vendosëm ta provonim.”

“Nëpërmjet mekanizmave të saj të përzgjedhjes dhe financimit, BE-ja na ka identifikuar si një veprimtari që ia vlen të mbështet dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë.”

Veton Nurkollari

Fillimi i thjeshtë 

Për edicionin e parë ata mblodhën ekuivalentin e rreth 1,000 EUR nga një organizatë donatore dhe kontribuuan edhe vetë një shumë të barabartë dhe morën hua një projektor amator filmash nga një profesor kinematografie. Ata ia dolën të mblidhnin 32 filma dokumentarë për shfaqen, kryesisht nga vendet fqinje. Festivali ishte gati të niste. Disa dhjetëra të ftuar, kryesisht profesionistë të kinematografisë, morën pjesë në javën e festivalit. Për pesë vitet e ardhshme, e gjithë puna e bërë për festivalin është bërë në mënyrë vullnetare dhe themeluesve shpesh iu është dashur të kontribuojnë me paratë e tyre për të çuar përpara festivalin.

Përpjekjet e tyre u shpërblyen. DokuFesttani i bën qytetit rreth 5 milionë EUR xhiro çdo vit dhe rreth 50,000 admirues të filmave marrin pjesë në festivalin që zgjat gjithë javës. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm për ekonominë e një qyteti me 80,000 banorë. Në 20 vitet e fundit festivali ka kontribuar edhe në një imazh më të gjerë për Kosovën nëpërmjet artikujve në gazetat si The Guardian dhe artikullit prej 10 faqesh rreth festivalit në revistën gjatë fluturimeve të linjës ajrore Lufthansa.

Megjithatë, financimi mbetet një sfidë. Vetoni i referohet festivaleve të tjera të filmit si ‘Berlinale’, që ka një buxhet rreth 30 milionë EUR, ose festivalit të filmit në Sarajevë që ka një buxhet vjetor prej 2 deri në 4 milionë EUR. Në krahasim me to, buxheti i fundit i DokuFest prej 400,000 EUR duket shumë i vogël. “Patjetër që kjo është një rritje e madhe krahasuar me buxhetin me të cilin kemi nisur, por nuk mjafton për të organizuar një festival ndërkombëtar filmi,” shprehet Vetoni. “Ne duam të sjellim risi të reja në festival, por për këtë duhet të kemi një buxhet prej të paktën 700,000 EUR dhe ndoshta deri në 1 milionë EUR çdo vit.”

Donatorët ndërkombëtarë, duke përfshirë Bashkimin Evropian dhe sektorin privat kanë qenë mbështetësit më të shquar të festivalit. Vetoni shpjegon se mbështetja e ofruar nga BE-ja ka qenë e konsiderueshme. ”BE-ja na ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për festivalin. Ata na mbështetën me financimin për ndërtimin e një kinemaje të re si dhe shumë projekte të tjera në shkallë më të ulët,“ thotë ai.

Një nga projektet që Vetoni thekson është programi i trajnimit për filmbërësit e rinj. Ky program është nisur me mbështetjen e Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut të BE-së (EIDHR). Ky projekt filloi në vitin 2013 me qëllimin për të promovuar lidhjet ndërkombëtare dhe ndëretnike në Kosovë nëpërmjet rrëfimit të historive nga të rinjtë nga komunitete dhe etni të ndryshme. Edhe pasi financimi për projektit mbaroi në vitin 2015, programi i trajnimit ka vazhduar dhe gjashtë breza të rinjsh janë trajnuar duke prodhuar mbi 70 filma. Disa prej tyre po garojnë në festivale filmi të rëndësishëm rreth botës. “Nëpërmjet mekanizmave të saj të përzgjedhjes dhe financimit, BE-ja na ka identifikuar si një veprimtari që ia vlen të mbështet dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë.” shprehet Vetoni.

“Mundësia për t’i sjellë gëzim shumë personave nëpërmjet punës tënde është diçka e pakrahasueshme. Shpresoj se festivali do t vazhdojë me këtë energji pozitive dhe pasion në vitet në vijim.”

Veton Nurkollari

Një trashëgimi e kaluar te brezat e rinj 

Vetëm dy nga anëtarët themelues janë ende pjesë e menaxhimit të festivalit dhe Vetoni është krenar për këtë: “Qëllimi ynë ishte të përfshinin sa më shumë të rinj në menaxhimin e festivalit. Drejtoresha aktuale e festivalit na u bashkua si vullnetare para shumë vitesh dhe tashmë ajo është menaxherja e të gjithë sipërmarrjes.“

Kanë kaluar njëzet vjet, por me siguri që festivali do të vazhdojë për shumë vite. “Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm përtej ëndrrave të mia më ambicioze,” shprehet Vetoni. “Mundësia për t’i sjellë gëzim shumë personave nëpërmjet punës tënde është diçka e pakrahasueshme. Shpresoj se festivali do të vazhdojë me këtë energji pozitive dhe pasion në vitet në vijim. Çdo përpjekje ia vlejti.”

Photo credits: Samir Karahoda, Elmedina Arapi, Tuğhan Anıt, Sasho N. Alushevski

 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.