Tashmë fermerët serbë kanë një shok të ngushtë të ri të quajtur Lala. Lala ka aftësinë tëmbledhë të dhëna dhe të analizojë menjëherë veçoritë kimike të çdo kampioni dheu dhe ta arkivojë atë për t’u përdorur më pas nga fermerët. Lala është një robot, ose siç preferojnë ta quajnë shpikësit në Institutin BioSense të Serbisë, një Agrorobot. Profesoresha Vesna Bengin nga Instituti shpjegon se një nga mënyrat më të mira për të optimizuar prodhimin bujqësor është t’i japësh çdo bime ose çdo parcele toke sasinë e saktë ushqyese që i nevojitet “Pika e fillimit për këtë është vëzhgimi i dallimeve që ekzistojnë në dheun e pjesëve të ndryshme të një parcele dhe këtu hyn në lojë platforma jonë robotike – Agrobot Lala – duke dhënë informacione të sakta dhe precize,” shprehet ajo.
I përshtatur për zbatimet në bujqësi dhe i pajisur me një sistem për kampionimin dhe analizimin e dheut, Lala ecën në një shteg të paracaktuar në një parcelë, kampionon dheun edhe e analizon menjëherë atë dhe regjistron rezultatet e matjeve të gjeoreferncuara. Si rezultat Lala shfaq një hartë me shumë shtresa në bazë të së cilës fermerët mund të bazojnë vendimet në lidhje me mbjelljen, ujitjen dhe aplikimin e plehrave, pesticideve dhe herbicideve për të optimizuar prodhimin. “Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e revolucionit bujqësor dhe të shohim robotë, dronë dhe të rinj me laptopë në fushtat serbe”, shprehet profesoresha Bengin.
“Si inxhiniere unë besoj se shkenca duhet t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve dhe kam reflektuar gjatë mbi mënyrat se si ta drejtoj kërkimin tonë drejt këtij qëllimi.”
Profesoresha Vesna Bengin, bashkëthemeluese e Institutit BioSense
I themeluar në vitin 2015, Instituti BioSense për Kërkim dhe Zhvillim për Teknologjinë e Informacionit si pionierë të transformimit të bujqësisë në Serbi. Profesoresha Bengin është bashkëthemeluesja e Institutit. Ajo shpjegon se kur ishte e vogël kishte dëgjuar shpesh të thuhej se toka në Vojvodinë, rajonin verior të Serbisë, është aq pjellore sa mund të ushqejë të gjithë Evropën. Por ajo pa se ky nuk ishte rasti Po ashtu, kur u rrit asaj i dukej absurde të përfshihej në kërkime shkencore komplekse rezultatet e të cilave mbeten në faqet e revistave shkencore ose librave. “Si inxhiniere unë besoj se shkenca duhet t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve dhe kam reflektuar gjatë mbi mënyrat se si ta drejtoj kërkimin tonë drejt këtij qëllimi,” shprehet Profesoresha Bengin.
Kjo më çoi drejt idesë së një instituti shkencore si një bazë të dhënash të cilës mund t’i drejtohen fermerët, bizneset dhe politikëbërësit për të zgjidhur problemet në këtë fushë. Profesoresha Bengin shpjegon se u has me sfida administrative, financiare dhe ndërpersonale në rrugën për ta arritur këtë – dhe që ambiciet e saj mund të kenë qenë jetëshkurtra pa financimin e BE-së për shkencën nëpërmjet programit FP7 dhe më pas nëpërmjet Horizon 2020. “Projekt pas projekti, si të ishte tullë pas tulle ne hapëm një shteg që na ka bërë të njohur sot si lideri botëror në transformimin digjital të bujqësisë,” shprehet profesoresha Bengin.
“Përpara ANTARES, ne thjesht ëndërronim – ëndërronim të ndërtonim një qendër kërkimore serioze në Serbi, të ngjashme me ato që shihnim jashtë vendit; ëndërronim të mbanim këtu studentët tanë më të mirë e të mos i shihnim të largoheshin nga vendi. Ne kishim një vizion që fermerët të mund të jetonin me dinjitet me punën e tyre. ANTARES na ndihmoi t’i kthenim këto ëndrra në realitet.”
Profesoresha Vesna Bengin, bashkëthemeluese e Institutit BioSense
Profesoresha Bengin është koordinatorja e projektit ‘ANTARES të financuar nga Horizon 2020 i BE-së, i cili mbështet Institutin BioSense teksa evoluon në një qendër evropiane e ekselencës kërkimore e drejtuar nga tregu. “Përpara ANTARES, ne thjesht ëndërronim – ëndërronim të ndërtonim një qendër kërkimore serioze në Serbi, të ngjashme me ato që shihnim jashtë vendit; ëndërronim të mbanim këtu studentët tanë më të mirë e të mos i shihnim të largoheshin nga vendi. Ne kishim një vizion që fermerët të mund të jetonin me dinjitet me punën e tyre. ANTARES na ndihmoi t’i kthenim këto ëndrra në realitet.”
Sot BioSense ka një ekip me 140 inxhinierë elektrikë, programues, biokimistë, fizikantë, biologë dhe agronomë. Vendimet për punësimet merret duke u bazuar vetëm në ekselencë dhe gjysma e ekipit janë gra. Profesoresha Bengin shpjegon se gratë janë të domosdoshme në shkencë. “Ato i qasen zgjidhjes së çdo sfide shkencore në mënyrë specifike, që plotëson atë të kolegëve të tyre meshkuj. Si inxhinier elektrike, unë nuk besoj se profesionet janë të ndara për femra dhe për meshkuj”.
“Unë vërtet besoj se vajzat duhet të dëgjojnë vetveten, të ndjekin dëshirat dhe interesat e tyre dhe të krijojnë modele të reja sjelljeje, në të cilat nuk do të ndjekin shembujt mashkullorë, por do të krijojnë historitë e tyre autentike të suksesit”.
Rreth projektit
Me një buxhet prej thuajse €30 milionë, ANTARES projekti më i madh kërkimor i financuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në Republikën e Shqipërisë. Projekti mbështetet nga pjesëmarrja e Ministrisë Serbe të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e cila siguron si mbështetjen institucionale dhe legjislative, por edhe bashkëfinancim prej€14 milionë. ANTARES është bashkëfinancuar nëpërmjet programit Horizon 2020 të Bashkimit Evropian.
Photo credits: BioSense Institute
I përshtatur për zbatimet në bujqësi dhe i pajisur me një sistem për kampionimin dhe analizimin e dheut, Lala ecën në një shteg të paracaktuar në një parcelë, kampionon dheun edhe e analizon menjëherë atë dhe regjistron rezultatet e matjeve të gjeoreferncuara. Si rezultat Lala shfaq një hartë me shumë shtresa në bazë të së cilës fermerët mund të bazojnë vendimet në lidhje me mbjelljen, ujitjen dhe aplikimin e plehrave, pesticideve dhe herbicideve për të optimizuar prodhimin. “Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e revolucionit bujqësor dhe të shohim robotë, dronë dhe të rinj me laptopë në fushtat serbe”, shprehet profesoresha Bengin.
I themeluar në vitin 2015, Instituti BioSense për Kërkim dhe Zhvillim për Teknologjinë e Informacionit si pionierë të transformimit të bujqësisë në Serbi. Profesoresha Bengin është bashkëthemeluesja e Institutit. Ajo shpjegon se kur ishte e vogël kishte dëgjuar shpesh të thuhej se toka në Vojvodinë, rajonin verior të Serbisë, është aq pjellore sa mund të ushqejë të gjithë Evropën. Por ajo pa se ky nuk ishte rasti Po ashtu, kur u rrit asaj i dukej absurde të përfshihej në kërkime shkencore komplekse rezultatet e të cilave mbeten në faqet e revistave shkencore ose librave. “Si inxhiniere unë besoj se shkenca duhet t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve dhe kam reflektuar gjatë mbi mënyrat se si ta drejtoj kërkimin tonë drejt këtij qëllimi,” shprehet Profesoresha Bengin.
Kjo më çoi drejt idesë së një instituti shkencore si një bazë të dhënash të cilës mund t’i drejtohen fermerët, bizneset dhe politikëbërësit për të zgjidhur problemet në këtë fushë. Profesoresha Bengin shpjegon se u has me sfida administrative, financiare dhe ndërpersonale në rrugën për ta arritur këtë – dhe që ambiciet e saj mund të kenë qenë jetëshkurtra pa financimin e BE-së për shkencën nëpërmjet programit FP7 dhe më pas nëpërmjet Horizon 2020. “Projekt pas projekti, si të ishte tullë pas tulle ne hapëm një shteg që na ka bërë të njohur sot si lideri botëror në transformimin digjital të bujqësisë,” shprehet profesoresha Bengin.
Profesoresha Bengin është koordinatorja e projektit ‘ANTARES të financuar nga Horizon 2020 i BE-së, i cili mbështet Institutin BioSense teksa evoluon në një qendër evropiane e ekselencës kërkimore e drejtuar nga tregu. “Përpara ANTARES, ne thjesht ëndërronim – ëndërronim të ndërtonim një qendër kërkimore serioze në Serbi, të ngjashme me ato që shihnim jashtë vendit; ëndërronim të mbanim këtu studentët tanë më të mirë e të mos i shihnim të largoheshin nga vendi. Ne kishim një vizion që fermerët të mund të jetonin me dinjitet me punën e tyre. ANTARES na ndihmoi t’i kthenim këto ëndrra në realitet.”
Sot BioSense ka një ekip me 140 inxhinierë elektrikë, programues, biokimistë, fizikantë, biologë dhe agronomë. Vendimet për punësimet merret duke u bazuar vetëm në ekselencë dhe gjysma e ekipit janë gra. Profesoresha Bengin shpjegon se gratë janë të domosdoshme në shkencë. “Ato i qasen zgjidhjes së çdo sfide shkencore në mënyrë specifike, që plotëson atë të kolegëve të tyre meshkuj. Si inxhinier elektrike, unë nuk besoj se profesionet janë të ndara për femra dhe për meshkuj”.
“Unë vërtet besoj se vajzat duhet të dëgjojnë vetveten, të ndjekin dëshirat dhe interesat e tyre dhe të krijojnë modele të reja sjelljeje, në të cilat nuk do të ndjekin shembujt mashkullorë, por do të krijojnë historitë e tyre autentike të suksesit”.
Rreth projektit
Me një buxhet prej thuajse €30 milionë, ANTARES projekti më i madh kërkimor i financuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në Republikën e Shqipërisë. Projekti mbështetet nga pjesëmarrja e Ministrisë Serbe të Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e cila siguron si mbështetjen institucionale dhe legjislative, por edhe bashkëfinancim prej€14 milionë. ANTARES është bashkëfinancuar nëpërmjet programit Horizon 2020 të Bashkimit Evropian.
Photo credits: BioSense Institute
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!