Aspirata të reja për karrierë në Konstanz, Gjermani | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Aspirata të reja për karrierë në Konstanz, Gjermani

Një student serb i shkencave politike përjetoi mënyra të reja të të nxënit në studimet e nivelit master në Gjermani me mbështetjen e ERASMUS+.

SCROLL DOWN

Goran Trailov beson se korrupsioni është një nga sfidat e rëndësishme që Serbia duhet të tejkalojë. Prandaj ai zgjodhi të studiojë shkenca politike dhe më pas zgjodhi sundimin e ligjit dhe korrupsionit si temën për tezën e diplomës së masterit. “Kjo është një çështje që kërkon vëmendje urgjente dhe kam shkruar për të që në fillimet e studimeve të mia. Ky është një problem i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor,” shprehet ai.

Goran përfundoi studimet master në Universitetin e Konstanz-ës në Gjermani, me një tezë rreth sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e teorisë së Evropianizimit. Ai përzgjodhi Serbinë dhe Malin e Zi si vendet për rastin studimor dhe korrupsionin si temë specifike për studim. Një nga përfundimet e tezës së tij ishte se ka një shpresë të vërtetë për një të ardhme më të mirë në Serbi në këtë drejtim. Goran shpjegon se numri i çështjeve të lidhura me korrupsionin në gjykata po shtohet, por duhet bërë ende shumë punë për të arritur standardin e BE-së.

“Imagjinoni 1,000 njerëz nga e gjithë bota në një qytet të vogël ku të keni mundësinë t’i njihni. Nuk do të keni mundësinë të gjeni sfond të tillë kulturor në qytete të mëdha si Berlini. Ishte mahnitëse.”

Goran Trailov,student

Një mundësi thuajse e humbur
Pasi përfundoi studimet bachelor, Goran u regjistrua për studime të nivelit master në Universitetin e Beogradit. Në fund të vitit të parë ai vendosi të vazhdonte studimet e nivelit master jashtë vendit me mbështetjen e programit ERASMUS+ të Bashkimit Evropian. Ai kishte dëgjuar për ERASMUS+ gjatë studimeve të tij, por atëherë nuk ia kishte dalë të regjistrohej për shkak të një vonese. “Në fund të vitit të parë të studimeve master, një ndihmës profesor i cili është edhe koordinatori i ERASMUS+ në universitetin tim më këshilloi të aplikoja”, shprehet Goran.

Goran u pranua për të vazhduar studimet në Universitetin e Kostanz-ës në Gjermani. “Në fillim isha i frikësuar. Kisha jetuar gjithë jetën në Borgrad dhe për herë të parë po shpërngulesha në një mjedis të ri: një qytet i vogël në Gjermani,” shprehet Goran.

Por frikërat e tij u zhdukën sapo mbërriti aty. Konstanz është një qytet universitar historik me pothuajse 80,000 banorë dhe një peizazh shumë të bukur në brigjet e lumit Constance. Qyteti mirëpret 10,000 studentë, 1,000 nga të cilët janë studentë ndërkombëtarë. Kjo ishte një nga cilësitë që i la mbresa fillimisht Goranit. Imagjinoni 1,000 njerëz nga e gjithë bota në një qytet të vogël ku të keni mundësinë t’i njihni. Nuk do të keni mundësinë të gjeni pasuri të tillë kulturore në qytetet e mëdha si Berlini. Ishte mahnitëse,” shprehet Goran-i.

“Profesorët në Konstanz dëgjonin më tepër se çfarë kishim për të thënë dhe ishin të hapur të mësonin nga studentët”

Goran Trailov,student

Goran-it i la mbresa edhe cilësia e arsimit. Diçka që i la mbresa ishte shumëllojshmëria e lëndëve që mund të zgjidhte të ndiqte. Siç shpjegon ai, disa lëndë përsëriten për vite, por pjesa më e madhe e tyre ndryshojnë dhe çdo fillim viti prezantohet një katalog i ri prej të cilit studentët mund të zgjedhin. “Ishte fantastike. Me lëndët e reja, na u dha mundësia të qëndrojmë të informuar me çfarë po ndodh në botë. Nuk do të doja të thosha ‘më i sofistikuar’, por kjo është fjala e duhur për të krahasuar Universitetin e Konstanz-ës me universitetin tim në Beograd,” shprehet Goran.

Një tjetër cilësi që Goran-i evidenton është qasja e profesorëve dhe ndërveprimi në leksione. “Profesorët në Konstanz dëgjonin më tepër se çfarë kishim për të thënë dhe ishin të hapur të mësonin nga studentët. Nuk ishte e njëjta gjë për profesorët e mi nga Universiteti i Beogradit.” Ai vlerëson dhe faktin që shpesh profesorët dilnin nga programi mësimor dhe sillnin të ftuar nga institucionet e BE-së për të ndarë përvojat e tyre. “Mbaj mend se njëherë patëm kreun e një agjencie të BE-së që operonte në Afrikë. Ai na shpjegoi si punonte ekipi atje dhe na foli për sfidat dhe si i tejkalonin ato. Ishte argëtuese,” shprehet ai.

Synimi drejt integrimit të BE-së
Tani që është diplomuar, Goran planifikon të aplikojë për një trajnim në institucionet e BE-së në Bruksel. Duke marrë në konsideratë se po synon për një punë në Ministrinë e Integrimit në BE ose organizata të tjera të lidhura me BE-në në Serbi sepse dëshiron të punojë për integrimin e vendit të tij në BE. Ai shpjegon se nevojiten politikanë profesionistë të arsimuar në Ballkanin Perëndimor dhe kudo tjetër. “Në ditët e sotme bën atë për të cilën ke studiuar. Në të shkuarën mund të studioje fizikë dhe të bëheshe kancelar i Gjermanisë. Nuk mendoj se do të jetë më ashtu,” shprehet ai.

 

 

Photo credits: Goran Trailov

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.