Të jetosh ëndrrën: paraqitja e modës në skenën e madhe | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Të jetosh ëndrrën: paraqitja e modës në skenën e madhe

Një dizajner mode përfaqëson Fundjavën e Modës të Shkupit në Javën e Modës të Berlinit me mbështetjen e programit të financuar nga BE-ja.

SCROLL DOWN

Sofija Urumović, 28, është një dizajner mode e re por e suksesshme. Interesi i saj për modën filloi herët. “Kur isha fëmijë, ëndrra ime ishte të isha shumëgjuhëse, që do të thotë të kesh aftësinë të flasësh, ose të kuptosh të gjitha gjuhët. Kuptohet që kjo është e pamundur; sidoqoftë, me kalimin e viteve kam kuptuar se moda është një nga gjuhët më të fuqishme dhe universale në botë dhe mund të përdoret si një mënyrë e shkëlqyer për të shprehur veten dhe për të komunikuar,” shprehet ajo.

Si rrjedhojë, në moshën 18 vjeçare, Sofija vendosi të studionte modë dhe përfundoi diplomën Bachelor dhe Master. Përvojat e saj të hershme ishin vetëm nga revistat, kështu që ajo e imagjinonte modën si një përrallë. Sidoqoftë, ajo thotë se moda nuk është zanat i thjeshtë dhe se më pas u përball me shumë sfida. Më e rëndësishmja mes tyre ishte nevoja për më shumë burime financiare dhe një rrjet bashkëpunëtorësh që do ta prezantonin atë me një audiencë më të gjerë. E dyta u trajtua me mbështetjen e projektit të financuar nga BE-ja.

“Me kalimin e viteve kam kuptuar se moda është një nga gjuhët më të fuqishme dhe universale në botë dhe mund të përdoret si një mënyrë e shkëlqyer për të shprehur veten dhe për të komunikuar.”

Sofija Urumović, Dizajnere mode

Hapja ndaj botës së modës
Sofija u përzgjodh nga partneri i projektit United Fashion, Fundjava e Modës Shkup, për të përfaqësuar rajonin e Ballkanit nëpërmjet një audicioni të hapur. Sofija ka vetëm fjalë pozitive për projektin, duke u shprehur se e gjithë përvoja ka qenë “e mrekullueshme”. Si pjesë e projektit, asaj – si shumë dizajnerë mode të rinj nga vende të tjera – iu ofrua mundësia të shfaqte punimet e saj gjatë Javës së Modës në Berlin në vitin 2018 dhe ModaLisboa në vitin 2020.

Krijimi i lidhjeve
“Në Berlin, u njoha me një agjent të shkëlqyer për tregun gjerman, i cili më dhe këshilla shumë të vlefshme nga perspektiva e biznesit, ndërsa në Lisbonë pata mundësinë të shikoja një ekip të vogël të organizonte një eveniment mode të madh dhe të ofronte një platformë të madhe për krijuesit e rinj,” shprehet ajo.

Shfaqja e punimeve të saj në një platformë si Java e Modës në Berlin është një përvojë që ajo e përshkuan si ëndrra e çdo dizajneri të ri mode, por Sofija pati edhe përfitime të tjera nga projekti. Ajo shprehet se më e rëndësishmja është krijimi i lidhjeve të reja dhe njohja me njerëz me të cilët ajo shprehet se “mban lidhje të rregullta si për miqësi, por edhe për bashkëpunime profesionale në të ardhmen”.

“Unë mendoj se e gjithë situata e pandemisë na ka mësuar se ajo çfarë po i bëjmë planetit në të cilin jetojmë është papërgjegjshmëri dhe e turpshme. Duhet të ndryshojmë mënyrën se si veprojmë.”

Sofija Urumović, Dizajnere mode

Aktualisht, Sofija po zhvillon disa ide të reja, por ajo dëshiron që marka e saj të qëndrojë e vogël dhe të rritet në mënyrë të qendrueshme. “Unë mendoj se e gjithë situata e pandemisë na ka mësuar se çfarë po i bëjmë planetit në të cilin jetojmë është papërgjegjshmëri dhe e turpshme. Duhet të ndryshojmë mënyrën se si veprojmë. Në veçanti, industria e modës ka shumë të meta. Tashmë situata ka detyruar të gjithë, edhe lojtarët e mëdhenj, të cilët sjellin ndryshimet në industri, të rimendojnë mënyrën se si punojnë dhe të hedhin themelet për një sistem të ri mode,” thotë ajo.

Nëpërmjet disa evenimenteve të rrjetëzimit ndërkombëtar dhe workshop-eve ndërdisiplinore, më shumë se 150 dizajnerë mode patën mundësinë të përfitojnë nga projekti United Fashion duke shfaqur koleksionet e tyre, njohur dhe kuptuar tregjet evropiane dhe duke zhvilluar aftësi të reja në teknologjinë e modës, modën e qëndrueshme, prodhimin dhe modelet e biznesit.

Rreth projektit

United Fashion i themeluar nga një grup shoqatash që mbështetin modën evropiane: Federata Baltike e Modës (Letoni), Këshilli i Modës në Gjermani, Fundjava e Modës në Shkup (Maqedonia e Veriut), Flanders DC (Belgjikë), MAD Brussels (Belgjikë), Maison de Mode (France) dhe ModaLisboa (Portugali). Qëllimi i projektit është të nxjerrë në pah kulturën e dizajnerëve të modës në Evropë në mënyrë që ajo të jetë e orientuar nga biznesi, duke theksuar konkurencën ndërkombëtare pa kufizuar kreativitetin. Projekti United Fashion mbështet nëpërmjet programit ‘Creative Europe’ të Bashkimit Evropian.

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.