Atë që vërtet e do,e arrin | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Atë që vërtet e do,e arrin

Karriera e një aktoreje të re nga Mali i Zi merr hov falë një shfaqes “Kapital” të financuar nga BE-ja.

SCROLL DOWN

Jelena 22 vjeçare ka pasur përzemër artin dhe në veçanti aktrimin që prej një moshe të hershme. Kur ishte në shkollë, ajo merrte pjesë rregullisht në veprimtari që lidheshin me dramën dhe aktrimin. Por në atë kohë ajo nuk e dinte se kur të vinte koha për zgjedhjen e karrierës së saj profesionale, ky gëzim do të sillte me vete edhe disa probleme.

Gjatë shkollës së mesme, aktrimi ishte kthyer në pasion të vërtetë për të dhe ajo kishte filluar ta shihte si profesionin e saj për jetën. Familja dhe disa miq e këshilluan duke i thënë se përzgjedhja e aktrimit si profesion mbartte risqe. “Ata më thanë që aktrimi nuk paguan dhe se nuk jetohet vetëm me dashurinë për artin. Besoj së ka një farë të vërtete në këtë mendim, por mendoj edhe se nëse do të bësh diçka, nëse i përkushtohesh dhe nëse me të vërtetë e dashuron atë, e arrin dhe e bën,” thotë ajo. Sidoqoftë, Jelena nuk besonte shumë se do të kalonte provimin e pranimit në Fakultetin e Dramës. Ajo u siguruar që të kishte një plan të parë dhe një plan të dytë rezervë nëse ajo nuk arrinte të pranohej. Ndërkohë, ajo punonte shumë dhe përgatitjesh gjatë gjithë kohës për provimin.  Fatmirësisht, plani i saj kryesor u realizuar dhe ajo u pranua në Fakultetin e Dramës.

“Nëse do të bësh diçka, nëse i përkushtohesh dhe nëse me të vërtetë e dashuron atë, e arrin dhe e bën”

Jelena Laban, Aktore

Një rast i veçantë

Megjithatë, siç edhe ajo thotë vetë ‘ky nuk ishte fund si në përralla’, sepse sfidat për një artist nuk përfundojnë pas regjistrimit në universitet Ajo e dinte se duhej të punonte dhe të mësonte shumë, dhe ishte e gatshme ta bënte këtë. Por ende nuk ishte e sigurt nëse puna e saj do të kishte rezultate të prekshme dhe nëse do t’i sillte karrierë të suksesshme dhe stabilitet financiar.  Megjithatë, gjatë vitit të parë ajo u ftua të provonte për një shfaqe, ose një performancë, siç dëshiron ta quajë ajo. Shfaqja po punohej në kuadër të projektit EU Collective Plays!, të  financuar përmes Programit për Evropën Krijuese të Bashkimit Evropian. Pak muaj më vonë, e informuan se ishte pranuar. Kjo ishte shfaqja e saj e parë.  Nuk është e zakonshme që studentë të vitit të parë të luajnë në shfaqe, aq më tepër në një që përfshin performanca ndërkombëtare. “Ky ishte një rast i veçantë!” thotë Jelena.

“Ishte performancë e vështirë. Ka shumë muzikë dhe paraqet shumë pikëpamje për çdo temë ose problem. Kështu që, njerëzit u befasuar, dhe njerëzit u mahnitën, njerëzit qeshën dhe njerëzit qanë.”

Jelena Laban, Aktore

Krijimi i mundësive
Emri i shfaqes ishte Kapital dhe koncepti i saj ishte të vinte gjithçka në pikëpyetje, nga teoritë që pranohen si të vërteta tek shifrat për varfërinë, statistikat zyrtare për shoqërinë konsumatore e deri tek debatet nacionaliste.  “Mezi po prisja. Së pari, po më jepej mundësia të punoja me regjisorin e njohur András Urbán. Ishte shumë ndryshe nga teatri klasik, kështu që puna me të më mësoi që teatri klasik nuk është forma e vetme e teatrit.  Ka edhe shumë mënyra të tjera për t’iu qasur temave dhe problemeve që janë të pranishme tani, dhe jo vetëm atyre të shkruara në disa libra apo drama,” thotë ajo.

Trupa udhëtoi gjerë e gjatë për të luajtur shfaqen, brenda dhe jashtë Malit të Zi, dhe si rrjedhojë Jelenën e Ftuan në prova dhe i kërkuan të luante në shfaqe të tjera.

Përveç Kapital, partnerët zhvilluan shfaqe dhe performanca të tjera në kuadër të Projektit “EU Collective Plays!”. Partnerët e projektit kanë ngritur nëntë grupe kolektive për shkrim pjesësh teatrale dhe kanë finalizuar nëntë pjesë origjinale, të cilat janë shkruar bashkërisht.

Kapital” ka marrë vlerësime pozitive dhe lëvdata të gjithanshme nga auditorët e qyteteve ku është vënë në skenë. “Ishte performancë e vështirë. Ka shumë muzikë dhe paraqet shumë pikëpamje për çdo temë ose problem. Kështu që, njerëzit u befasuan, dhe njerëzit u mahnitën, njerëzit qanë dhe njerëzit qeshën,” thotë Jelena. Dhe mbase në auditor ishte edhe një vajzë tjetër e vogël me sytë e ngulitur në skenë plot mahnitje dhe që nisë të mendonte se kur me të vërtetë e do diçka, mund t’ia arrish.

Projekti EU Collective Plays! promovon bashkëpunimin ndërkombëtar ndërmjet shkrimtarëve teatralë, organizatave teatrale dhe komuniteteve të kombësive të ndryshme për të ndarë krijimet dhe vënë në skenë shfaqe kolektive. Projekti gjithashtu promovon dramaturgët e rinj dhe karrierat e tyre dhe mirënjohjen e tyre në nivel evropian dhe botëror. Projekti eksperimenton me zgjerimin e audiencave teatrale duke organizuar lloje të ndryshme seminaresh, shfaqesh dhe laboratorësh edukimi.

Photo Credits: Duško Miljanić, Studio Spektroom

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.