Të luftosh për të drejtat e konsumatorëve në Kosovë | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Të luftosh për të drejtat e konsumatorëve në Kosovë

Një grant nga BE u mundëson shoqërisë civile të mbështesin infrastrukturën ligjore, por edhe të luajnë një rol të rëndësishëm si mbikëqyrës për zbatimin e tij.

SCROLL DOWN

Është normale të shohësh në Kosovë njoftime nëpër dyqane që produkti që blihet nuk mund të kthehet. Shitësit përdorin gjykimin e tyre për të vendosur politika në rastet kur një produkt është me defekt dhe rregullat e krijuara nga vetë ata mund të variojnë nga detyrimi i konsumatorëve që të shpenzojnë të njëjtën sasi parash në një tjetër produkt, ose kthimin e produkteve të blera për një periudhë të caktuar kohore prej 24 orësh.

Një mjedis i padrejtë biznesi si në këtë rast mund të krijohet më së shumti kur konsumatorët nuk janë në dijeni të ligjeve në fuqi që i mbrojnë ata, ose për ekzistencën e mekanizmave për t’i zbatuar ato. Kjo mungesë informacioni u konfirmua në vitin 2020 kur një sondazh i financuar nga BE-ja tregoi që 42% e konsumatorëve nuk janë në dijeni se Ligji i Mbrojtjes së Konsumatorëve ekziston dhe nuk i dinë të drejtat e tyre dhe që mund të kthejnë produktet e blera në dyqane ose online.

“Një vit më vonë pasi platforma jonë u bë funksionale, numri i ankesave të regjistruara në qendrën e Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit, u rrit me tetë herë.”

Fatbardha Restelica, INDEP

Për të mbyllur hendekun, the Institute for Development Policy (INDEP) krijoi një platformë duke përdorur ndikimin që kanë rrjetet sociale për të informuar, edukuar dhe fuqizuar konsumatorët në Kosovë. Faqja e mbikëqyrësit të drejtave të konsumatorit (Mbrojtësit e Konsumatorëve) shpjegon ligjin në terma të thjeshta nëpërmjet posterave, diagrameve dhe grafikëve, si dhe ndërvepron me individët në platformë për tema specifike. Përmbajtja e përhershme e platformës është e frymëzuar nga problemet e jetës së përditshme që kosovarët ndeshin kur blejnë produkte ose shërbime. Duke folur gjuhën e atyre që dëshirojnë të kenë më shumë akses në këtë informacion, platforma arriti një audiencë prej 30,000 përdoruesish në vitin e parë të operimit. Rritja e nivelit të ndërgjegjësimit pati ndikim në dorëzimin e ankesave zyrtare tek autoritetet përkatëse.

“Një vit më vonë pasi platforma jonë ishte funksionale, numri i ankesave të regjistruara në qendrën e Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit u rrit me 8 herë,” thotë Fatbardha Restelica nga INDEP. Numri total i ankesave zyrtare të paraqitura këtë vit, deri në fillim të muajit dhjetor, është një rekord prej 1,871 ankesash. Mbrojtësit e Konsumatorëve i këshillojnë konsumatorët të paraqesin ankesat e tyre lidhur me sigurinë e ushqimeve, dhunimin e të drejtës së garancisë së produktit si dhe blerjen e produkteve online.

Pandemia frymëzoi tregtinë elektronike dhe tregtinë e padrejtë

Duke parë rritjen e tregtisë elektronike që nga fillimi i pandemisë, së bashku me tregtinë online me 200% në vitin 2020, Mbrojtësit e Konsumatorëve shtuan aktivitetin e tyre për mbrojtjen e konsumatorëve që po krijonin këto lidhje të reja me shitësit. Konsumatorët u përballën me rritje të organizuar të çmimeve, dhunimin e të drejtave gjatë blerjeve online, mos kthimin e produkteve dhe mbi të gjitha praktika të padrejta tregtare, thotë Restelica, e cila shpjegon që rritja e ndërgjegjësimit ishte e përqendruar në kontrollin e shitësve përpara se të bëhet blerja dhe se si të bëjnë një ankesë.

“Objektiva jonë e radhës është të krijojmë një mekanizëm për të mbështetur konsumatorët për t’ju dhënë një zgjidhje ankesave të tyre nëpërmjet ndërmjetësimit dhe mjeteve ligjore.”

Fatbardha Restelica, INDEP

Marrja e hapit të radhës për mbrojtjen e konsumatorëve

Politika e mbrojtjes së konsumatorëve është një mjet i rëndësishëm për të rritur besimin e konsumatorëve, për të përmirësuar konkurrencën dhe për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë. INDEP është e gatshme të ndjekë reforma të tjera në këtë sektor, duke përfshirë dhe shikimin e amendamenteve që të përputhet ligji aktual me legjislacionin e BE-së. Organizata i ka dorëzuar institucioneve në Kosovë komente bazuar në kërkimet e tyre.

Të dhënat zyrtare e një aktivizimi të shumëfishtë kanë përmirësuar në përgjithësi mbrojtjen e konsumatorëve, përfshirë menaxhimin e ankesave, duke qenë se është një rritje pozitive e rasteve të zgjidhura. Gjithsesi, Restelica thotë që qytetarët të cilët marrin një përgjigje negative zhgënjehen dhe nuk e praktikojnë të drejtën për të ngritur një padi. Kjo ndodh për shkak të kostove të procedurave dhe afatit të gjatë kohor që ato duan për t’u zgjidhur. Objektiva jonë e radhës është të krijojmë një mekanizëm për të mbështetur konsumatorët për t’ju dhënë një zgjidhje ankesave të tyre nëpërmjet ndërmjetësimit dhe mjeteve ligjore, shton ajo me vendosmëri.

Duke informuar konsumatorët për të drejtat e tyre bazë, Mbrojtësit e Konsumatorëve kanë shndërruar konsumatorin kosovar në një burim të rëndësishëm të disiplinës të tregut, duke i inkurajuar tregtarët të konkurrojnë duke ofruar produkte dhe shërbime të dobishme dhe të japin informacion në mënyrë sa më transparente. Kjo reflektohet edhe në besimin që kanë konsumatorët në një OJQ për të mbrojtur të drejtat e tyre – 68% e kosovarëve besojnë se një organizatë e shoqërisë civile është e aftë që t’i mbrojë : një figurë mesatarisht e ngjashme me BE. Mbikëqyrësi ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndërgjegjësimin e njerëzve, advokim dhe në prezencën e mediave gjatë këtyre viteve të fundit, INDEP ka bërë një kontribut shumë të madh për këtë livel vetëbesimi.

Rreth projektit

INDEP mbështetet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Framework Partnership Agreement për mbrojtjen e konsumatorëve nga 2019 në 2020. Programi e ka vënë mbrojtjen e konsumatorit në qendër të vendimmarrjes dhe ciklit të politikave publike. Objektivat e tij kryesore ishin të fuqizonin konsumatorët dhe të rrisnin ndërgjegjësimin e mbrojtjes së konsumatorëve në Kosovë. Në zbatimin e këtyre objektivave, INDEP ofroi rekomandime të politikës publike dhe gjithashtu drejtoi fushatën e “Mbrojtësit e Konsumatorëve” Consumer Protection Watchdog.

Photo credits: INDEP / CPD

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Regjistrohu në buletinin informativ

I have read and understood the terms of the privacy statement.