Projekti SHAI i BE-së ndryshon jetë përmes strehimit social | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Projekti SHAI i BE-së ndryshon jetë përmes strehimit social

Një projekt në Serbi, i financuar nga Bashkimi Evropian, po ndihmon komunitetet e cenueshme për të arritur përfshirjen sociale.

SCROLL DOWN

Miljana, një 27-vjeçare, banore e një vendbanimi Rom në Svilajnac, ka kaluar shumë sfida në jetës. Pas      mbarimit të shkollës së mesme tregtare, ajo e gjeti veten në rolin e një nëne beqare për vajzën e saj shtatëvjeçare, Petra. Banesa e tyre e mëparshme, një shtëpi e vogël, e rrënuar, ofronte pak kushte ideale të jetesë. Megjithatë, kohët e fundit, një ndryshim pozitiv erdhi në jetën e tyre. Ato u zhvendosën në një ndërtesë të sapo përfunduar të banesave sociale pikërisht përballë rrugës së ngushtë nga lagjja e tyre e vjetër. Ky kalim në dukje i vogël bëri një ndryshim madhur në kushtet e tyre të jetesës. Apartamenti i tyre i ri është jo vetëm i bollshëm, por edhe i mobiluar plotësisht me mobilje krejt të reja dhe elektroshtëpiake moderne.

Miljana është përfituese e projektit “New Homes and Inclusive Environment for Vulnerable Categories of the Population in Svilajnac”, i cili është pjesë e programit të BE-së Support for Social Housing and Active Inclusion (EU SHAI). Përtej sigurimit të saj me një shtëpi të re komode, kjo nismë e ka fuqizuar edhe drejt pavarësisë financiare dhe përfshirjes sociale. Miljana mori pjesë aktive në workshope që synonin rritjen e punësimit të saj, duke përfshirë trajnimin për marrjen e patentës së drejtimit të kategorisë B.

“Masat e përfshirjes aktive luajnë një rol kryesor në sigurimin e qëndrueshmërisë së projektit, pasi ai është projektuar dhe zbatuar me përpikëri në përputhje me nevojat unike të familjeve dhe anëtarëve individualë të familjes.”

Dragana Milosevic, the Project Manager of the EU SHAI programme

Për sa i përket banesave sociale, projekti përdor tre mënyra mbështetjeje: ndërtimi i apartamenteve dhe shtëpive të reja, blerja e shtëpive ekzistuese për përfituesit dhe rinovimi i shtëpive në pronësi të përfituesve. Deri më sot, gjithsej 127 familje, me 361 anëtarë (171 meshkuj dhe 190 femra), kanë kaluar me sukses në banesat e tyre të reja në njësitë e banimit social të sapondërtuara të vendosura në Ca c a k, Svilajnac, Loznicë, Vrnja c     ka Banja, Lubovijë. S abac, dhe Ra s ka. Përveç kësaj, 14 shtëpi familjare janë ndërtuar në Koceljevë dhe Z agubicë, duke akomoduar familjet që tani i quajnë shtëpi. Për më tepër, projekti ka prokuruar 56 shtëpi fshati dhe ka përfunduar rinovimin e 92 shtëpive, që të gjitha synojnë përmirësimin e kushteve të banimit për ata në nevojë.

Dragana Millosheviç, menaxhere e projektit të programit të BE-së SHAI, shtjellon mbështetjen e gjithanshme që u ofrohet familjeve të përzgjedhura për strehim social. Kjo mbështetje është përshtatur për nevojat specifike të çdo anëtari të familjes, e përcaktuar nëpërmjet një vlerësimi të plotë pas procesit të përzgjedhjes së banesave sociale. Ajo thotë, “Për shembull, nëse një familje përbëhet nga katër anëtarë që kërkojnë mbështetje, ne ofrojmë ndihmë në përputhje me rrethanat. Në rastet kur një individ ka nevoja unike, të tilla si një person me aftësi të kufizuara që ka nevojë për një karrige me rrota ose, në një rast, një djalë i ri që ndjek një shkollë të mesme në një qytet tjetër që kërkon tarifa konvikti, ne i mbuluam ato shpenzime, duke i mundësuar atij të përfundojë arsimin e tij të mesëm. Disa individë mund të kenë nevojë të ndjekin kurse specifike; për shembull, ne ofruam kurse saldimi, një profesion shumë i kërkuar sot, dhe lehtësuam pjesëmarrjen e tyre.”

Deri më sot, projekti ka shtrirë mbështetjen e tij në 324 familje, duke përfshirë mbi 1000 individë, nëpërmjet një sërë masash përfshirjeje aktive. Prej tyre, 167 fëmijë kanë marrë mbështetje arsimore, ndërsa 104 burra të rritur dhe 221 gra kanë kryer trajnime arsimore. Gjithashtu, 146 familje kanë përfituar grante për të ardhura, 42 përfituese janë angazhuar përkohësisht në punë dhe 29 përfituese janë bërë të vetëpunësuar. Mbështetja psiko-sociale është administruar për 135 familje, me 391 anëtarë. Gjithashtu, rreth 280 familje kanë marrë ndihmë në formën e mobiljeve dhe pajisjeve elektroshtëpiake. Dragana nënvizon rëndësinë e komponentit të përfshirjes aktive, duke thënë, “Ai luan një rol kryesor në sigurimin e qëndrueshmërisë së projektit, pasi është projektuar dhe zbatuar me përpikëri në përputhje me nevojat unike të familjeve dhe anëtarëve individualë të familjes.”

 “Projekti SHAI i BE-së ka sjellë ndryshime thelbësore në jetën e njerëzve dhe ata janë shumë të vetëdijshëm për këtë transformim.”

Dragana Milosevic, the Project Manager of the EU SHAI programme

Dragana thekson rëndësinë më të madhe të mbështetjes së arsimit dhe avancimit profesional në mesin e përfituesve, duke pranuar se vetëm ofrimi i banesave sociale nuk i adreson në mënyrë gjithëpërfshirëse sfidat e tyre. Ajo shtjellon, “Për të rritur pozitën e tyre shoqërore, individët duhet të rrisin aftësitë dhe edukimin e tyre. Duke përmirësuar perspektivat e tyre të punësimit, ata mund të kalojnë nga të qenit përfitues të mbështetjes sociale nga qeveria.” Ajo më tej thekson, “Programi SHAI i BE-së ka sjellë ndryshime thelbësore në jetën e njerëzve dhe ata janë shumë të vetëdijshëm për këtë transformim.”

Rreth projektit

Programi i Bashkimit Evropian për Mbështetjen e Strehimit Social dhe Përfshirjen Aktive (EU SHAI) është krijuar për të përmirësuar zbatimin e politikave të përfshirjes sociale në Serbi dhe për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme strehimi të shoqëruara me masa aktive të përfshirjes për popullatën më të cenueshme. Bashkimi Evropian (BE) ka ndarë 27 milionë euro përmes Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA) 2018 për implementimet 63 mujore të Programit dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS) është përzgjedhur si partneri zbatues.

Photo credits: EU SHAI

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.