Fuqizimi i kineastëve të rinj: Ndikimi i Sarajevo Film Festival | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Fuqizimi i kineastëve të rinj: Ndikimi i Sarajevo Film Festival

Roli i Sarajevo Film Festival në promovimin e talenteve të reja.

SCROLL DOWN

Në vitin 1995, në përfundim të rrethimit 4-vjeçar të Sarajevës, Obala Art Centar ndërmori nismën për të themeluar Sarajevo Film Festival, me qëllim për të ndihmuar në rindërtimin e shoqërisë civile dhe për të ruajtur shpirtin kozmopolit të qytetit. Sot, pas pothuajse tri dekadash, Sarajevo Film Festival ka dalë në pah si festivali më i veçantë i filmit në rajon, duke u njohur si nga profesionistët e industrive të filmit ashtu edhe nga audienca e larmishme. Çdo gusht, festivali mbledh përfaqësues nga industria e filmit, kineastë, profesionistë medie dhe një audiencë të madhe nga Bonja dhe Hercegovina dhe më tej. Ngjarja kryesore në kalendarin e filmit është festivali, i cili njihet për programin e jashtëzakonshëm, për sektorin e fuqishëm të industrisë dhe për platformën ku mësojnë dhe lidhen kineastët e rinj.

Gjithashtu, festivali luan një rol thelbësor në nxitjen e rritjes personale dhe profesionale te individët e rinj, nëpërmjet mundësive të përfshirjes së vullnetarëve, perspektivave të punësimit dhe programeve të dedikuara si për shembull Talents Sarajevo. Këto nisma i japin mundësi të rinjve të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përmirësojnë karrierat e tyre në industrinë e filmit.

“Besoj se Sarajevo Film Festival është mbi të gjitha vendi ku mund të takojnë profesionistët nga e gjithë bota. Keni mundësinë t’i takoni, t’i bëni pyetje dhe shpesh të pini një kafe me to dhe të mësoni prej tyre.“

Tarik Bico, kineast

Tarik Bico, 25 vjeçar i sapodiplomuar nga Academy of Performing Arts në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinë, ka marrë pjesë aktivisht në festival prej disa vitesh. Rrugëtimi i tij nisi në vitet e para të studimit, kur ai iu bashkua festivalit dhe gradualisht punoi si ndihmës koordinator programi për tre vjet në programin e konkursit të dokumentarëve. Që nga viti i kaluar, Tarik ka marrë rolin e prodhuesit, krijuesit dhe drejtuesit, duke bashkëpunuar me kolegët e tij për të prodhuar përmbajtjen e shumëllojshme të festivalit.

Për Tarikun, Sarajevo Film Festival ka dhënë kontribute të mëdha si një platformë që lidh profesionistët nga e gjithë bota. Festivali ofron mundësi të paçmueshme për t’u lidhur me ta, për t’i bërë pyetje dhe madje për të pire një kafe ndërkohë që mëson nga eksperiencat e tyre. “Besoj se Sarajevo Film Festival është mbi të gjitha vendi ku mund të takojnë profesionistët nga e gjithë bota. Keni mundësinë t’i takoni, t’i bëni pyetje, të pini një kafe me to dhe të mësoni prej tyre.“ thotë Tarik.

Megjithëse festivali është padyshim vendi ku kalohet mirë dhe takohen kineastë të kualifikuar, Tariku thekson natyrën sfiduese të kësaj pune. Ai e shikon festivalin si një mjedis të veçantë për testimin dhe zhvillimin e aftësive, pasi i vendos individët në situata ku duhen të përshtaten dhe të përdorin të gjithë potencialin e tyre. Tariku e shikon festivalin si mjedis ideal për zhvillim personal dhe profesional.

“Mezi po pres që të fillojë festivali. Kërkon shumë punë, por çdo vit përcjell emocione të reja.”

Tarik Bico, kineast

Para dy vitesh, Tariku realizoi projektin filmik për diplomim, i cili e kishte premierën në Sarajevo Film Festival. Kjo është një dëshmi për faktin se festivali shërben si një platformë thelbësore për kineastët e rinj, të cilët shfaqin punën e tyre. Aktualisht, Tariku është i zhytur në projektin e tij të filmit me metrazh të gjatë, me qëllim që ta përfundojë brenda tre viteve të ardhshme. Teksa po punon me maturi për filmin, ai merr pjesë me zell në edicionin e radhës të Sarajevo Film Festival. “Mezi po pres që të fillojë festivali. Kërkon shumë punë, por çdo vit përcjell emocione të reja,” thotë Tariku.

Gjatë dekadave të huaja, Sarajevo Film Festival ka marrë mbështetje të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, kryesisht nëpërmjet programit Creative Europe. Kjo gjë ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen dhe suksesin e festivalit.

Lidhur me programin

Creative Europe është programi i BE-së, i cili mbështet sektorët kulturor dhe kreativë. Programi i ri Creative Europe 2021-2027, me buxhet prej 2.44 miliardë euro, do të investojë në veprimtari që forcojnë diversitetin kulturor dhe që i përgjigjen nevojës dhe sfidave të sektorëve kulturorë dhe kreativë. Këto risi do të kontribuojnë për rimëkëmbin e këtyre sektorëve, duke forcuar përpjekjet e tyre që të bëhen më digjitalë, më ekologjikë, më ripërtëritës dhe më gjithëpërfshirës.

Photo credits: Tarik Bico

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.