Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara në Mal të Zi | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara në Mal të Zi

11 May 2023

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) vlerëson se afërisht 10% e popullsisë globale ka një formë të aftësisë së kufizuar. Kjo statistikë është pasqyruar edhe në Mal të Zi, ku të dhënat nga Censusi i Popullsisë, Familjeve dhe Banesave 2011 të zhvilluar nga Monstat, tregojnë se 11% e popullsisë malazeze, ekuivalente me 68,064 individë, përballet me sfida në aktivitetet përditshme për shkak të sëmundjeve kronike, aftësive të kufizuara dhe moshës. Këta individë hasin vështirësi në kryerjen e detyrave të kryesore të përditshmërisë  ose në pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme. Pikërisht gjatë këtij censusi u mblodhën për herë të parë të dhënat për praninë e vështirësive të tilla në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Procesi i vlerësimit dhe përcaktimit të aftësisë së kufizuar është një procedurë zyrtare e nevojshme për të përcaktuar pranueshmërinë për shërbime, produkte apo përfitime. Ai shërben si porta përmes së cilës duhet të kalojnë individët që kërkojnë mbështetje, publike apo private qoftë ajo, në lidhje me aftësinë e kufizuar. Në Mal të Zi, sistemi i vlerësimit dhe përcaktimit të aftësisë së kufizuar është karakterizuar nga kompleksiteti, decentralizimi, mungesa e koordinimit dhe mbështetja në një model mjekësor të vjetërsuar. Për të adresuar këtë çështje, United Nations Development Programme (UNDP) po bashkëpunon me autoritetet malazeze dhe po merr mbështetje nga Bashkimi Evropian për të sjellë ndryshime pozitive në këtë fushë.

“Më pëlqen të punoj me makina. Ne krijojmë kuti, shporta dhe magnete. I presim dhe i montojmë. Është një mjedis i këndshëm për të punuar; ndihem si në shtëpi.“

Ismar Ramović

Ismar Ramović, një punëtor i zellshëm dhe i gëzuar nga Tuzi është punonjësi që çdo punëdhënës do ta donte ta kishte në ekipin e tij, siç e përshkruan Nebojša Milikić, punëdhënës i tij. Pasi përfundoi shkollimin, Ismari priti me durim gati për tre vite para se të gjente punë. Sot, ai është një nga dhjetë individët me aftësi të kufizuara që punon për kompaninë, ku ai është i specializuar në prodhimin e suvenireve. “Më pëlqen të punoj me makina. Ne krijojmë kuti, shporta dhe magnete. I presim dhe i montojmë. Është një mjedis i këndshëm për të punuar; ndihem si në shtëpi.“ thotë Ismar.

Për të siguruar të drejtën e tij për të punuar, Ismarit iu desh të kalonte nëpër procedura të gjata dhe të ndërlikuara, e ngjashme me të tjerëve që janë me aftësi të kufizuara. Përveç vlerësimit mjekësor, Ismarit i është dashur të përballet edhe me dy komisione shtesë për vlerësimin e aftësisë së kufizuar. “Takimi me këto komisione më bën me ankth. Jam i shqetësuar sepse nuk jam i sigurt nëse do ta miratojnë kompensimin tim,“ shprehet ai.

Me mbështetjen e projektit ” Reform of the National Disability Assessment System ” të financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Qeverinë Malazeze dhe OJF-të, po krijohet një proces vlerësimi i centralizuar për të vlerësuar aftësitë e kufizuara dhe nevojat e të gjithë individëve me aftësi të kufizuara. Kjo reformë ka si qëllim thjeshtimin e procedurave procedurat dhe heqjen e mbi 30 komisioneve të ndryshme.

Objektivi parësor i kësaj reforme është lehtësimi i ushtrimit të të drejtave për personat me aftësi të kufizuara në një mënyrë më të drejtë. Modeli mjekësor do të zëvendësohet me një model vlerësimi të aftësisë së kufizuar bazuar në të drejtat e njeriut. Si rezultat, mbi 50,000 individë me aftësi të kufizuara në Mal të Zi do të kenë një lehtësi më të madhe në ushtrimin e të drejtave të tyre, ku procedurat administrative do të reduktohen ndjeshëm.

“Do të doja të mbaroja gjithçka, të gjitha procedurat administrative, në një vend pa qenë nevoja të prisja. Nuk më pëlqejnë turmat dhe pritja”.

Ismar Ramović

“Do të doja të mbaroja gjithçka, të gjitha procedurat administrative, në një vend pa qenë nevoja të prisja. Nuk më pëlqejnë turmat dhe pritja,” shprehet Ismar. Në Mal të Zi, individët me aftësi të kufizuara intelektuale shpesh përballen me mungesë të mirëkuptimit, mbështetjes dhe pranimit nga shoqëria. Gjithsesi, eksperienca e Ismarit është ndryshe. “Në punë shoqërohem me kolegët dhe shpesh dalim për kafe bashkë. Ndonjëherë luajmë edhe futboll ose basketboll,“ shton ai.

Sipas punëdhënësit së tij, Nebojša, Ismari ka bërë përparim mbresëlënës dhe është bërë pjesë integrale e ekipit. “Përmes punës dhe arritjeve të tij, ai kontribuon jo vetëm për veten dhe kompaninë tonë, por edhe për shoqërinë në tërësi. Kontributi i 15 punonjësve të tjerë nuk mund të jetë më i madh se kontributi i Ismarit dhe individëve të tjerë me aftësi të kufizuara që punojnë këtu,“ thotë Nebojša.

Qeveria ofron përfitime për punëdhënësit të cilët punësojnë individë me aftësi të kufizuara, duke përfshirë subvencionet e pagave dhe fonde për përshtatjen e vendit të punës. “Më e rëndësishmja është përcaktimi i detyrave në bazë të aftësive të tyre dhe suksesi është i garantuar. U jap kurajo të gjithë punëdhënësve të ndjekin shembullin tim dhe të punësojnë njerëz me aftësi të kufizuara. Kam besim se nuk do të pendohen,“ inkurajon Nebojša.

Rreth projektit

Objektivi specifik i projektit të financuar nga BE-ja  “Reform of the National Disability Assessment System” është reforma e National Disability Assessment and Determination System. Reforma do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuar të gëzojnë trajtim të drejtë, akses më të lehtë dhe të barabartë në të gjitha të drejtat e sigurimeve shoqërore dhe perspektiva më të mira të përfshirjes sociale. Me këtë gjë, projekti po synon të arrijë rezultate e mëposhtme:  Zhvillimi dhe miratimi i kritereve të reja kombëtare, të standardizuara, të unifikuara, funksionale/të bazuara për aftësinë dhe riorganizimi institucional për të drejtat e njeriut – duke zvogëluar numrin e 26 komisioneve aktuale (me rreth 120 bashkëpunëtorë ekspertë të paguar) në një komision të vetëm.

Mëso më shumë

Photo Credits:  Duško Miljanić, UNDP Montenegro

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.