Me një sipërfaqe rreth 100 km2 dhe një klimë mesdhetare, Podgorica – kryeqyteti i Malit të Zi – ka të gjithë elementët e nevojshëm për t’u bërë parajsa urbane e çiklizmit. Megjithatë, qytetit i mungonte infrastruktura e duhur për çiklizëm derisa organizata e shoqërisë civile, Biciklo.me, prezantoi çiklizmin si kulturën e re popullore në qytet në vitin 2013. “Ne duam ta bëjmë Podgoricën një vend të mirë dhe të sigurt për çiklizmin dhe duam që kjo të jetë e dukshme për personat që ende nuk e përdorin biçikletën,” shprehet Sonja Dragović, një nga pjesëtaret e organizatës.
Bike-up-i i parë u organizua organizuar në pranverë të vitit 2012: njerëzit u ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale për t’u mbledhur së bashku e për të festuar Ditën e Tokës duke bërë një xhiro me biçikletë. Pjesëmarrja frymëzoi dhe nisma të tjera dhe shumë shpejt pjesëtarët entuziastë të grupit të vogël të çiklizmit filluan të organizonin çdo muaj shëtitje masive në Podgoricë. Në një ditë me diell, kjo mund të tërheqë qindra çiklistë nga të gjitha moshat dhe me prejardhje të ndryshme. Në një qytet me rreth 200,000 qytetarë, ku mungon infrastruktura e përshtatshme për çiklizmin, ky është një fillim i mbarë.
“Në Vjenë dhe në Kopenhagën mësova t’i jepja biçikletës në mjedise urbane, falë infrastrukturës të mrekullueshme që këto qytete kanë zhvilluar. Kur u ktheva në Podgoricë, mendova, “Në rregull, tani më duhet të gjej një biçikletë dhe të bashkohem me këta njerëz nga Biciklo.me”.
Sonja Dragović, pjesëtare e Biciklo.me
Të kesh të drejtën e fjalës në lëvizshmërinë urbane
Sonja Dragović, u bë pjesë e Biciklo.me pasi mbaroi studimet Master për studime urbanistike, ku përfshiheshin dhe periudha ku duhej të studionte në Vjenë dhe Kopenhagën. Më përpara, nuk e përdorte shpesh biçikletën, por gjatë studimeve ajo filloi ta përdorë si mjet transporti. Gjatë kësaj kohe, ajo ka ndjekur Biciklo.me në rrjetet sociale. “Në Vjenë dhe në Kopenhagën mësova t’i jepja biçikletës në mjedise urbane, falë infrastrukturës të mrekullueshme që këto qytete kanë zhvilluar. Kur u ktheva në Podgoricë, mendova, “Në rregull, tani më duhet të gjej një biçikletë dhe të bashkohem me këta njerëz nga Biciklo.me”.”
Biciklo.me nisi si një nismë e lirë për të organizuar shëtitjet në masë me biçikletë për të reklamuar çiklizmin në qytetin e Podgoricës. Në vitin 2013, një mundësi për të përfituar financim për të përmirësuar kushtet e çiklizmit, nisma u cilësua si një OJQ, dhe u zbatua me sukses projekti i parë – instalimi i stacioneve të biçikletave të vendosura në 18 vendndodhje në Podgoricë.
Që atëherë, kanë zhvilluar dhe menaxhuar projekte të vogla të cilat kanë përmirësuar çiklizmin në qytet. “Ne po punojmë me shumë rrugë të ndryshme që janë të lidhura me njëra-tjetrën duke përmirësuar infrastrukturën, trafikun dhe politikat që lidhen me lëvizshmërinë dhe duke mësuar më shumë publikut rreth përfitimeve që ka lëvizshmëria urbane e qëndrueshme,” thotë Sonja
Duke parë suksesin e stacioneve të biçikletave, projekte të tjera filluan shumë shpejt të zbatoheshin ose të advokoheshin nga OJQ -të duke filluar nga prezantimi i korsive të biçikletave dhe plani i lëvizshmërisë urbane nga këshilli i qytetit, në studime kërkimore për përmirësimin e transportit dhe vendit të biçikletave dhe krijimi i materialeve mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
“Kjo dhe mbështetja e ardhshme nga BE-ja janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm nga ana monetare, por dhe për faktin që BE-ja po e mbështet këtë veprim, bëhet më e lehtë të bindim edhe autoritetet lokale të veprojnë.”
Sonja Dragović, pjesëtare e Biciklo.me
BE mbështeti katër nga këto projekte – studime për trafikun dhe kushtet e lëvizshmërisë në Podgoricë, krijimi i propozimeve për përmirësimet e legjislacionit, fushata për të rritur ndërgjegjësimin rreth përfitimeve që ka çiklizmi në shkollat e mesme, dhe prezantimi i stacioneve të biçikletave në 3 qytete në pjesën veriore të vendit. Kjo dhe mbështetja e ardhshme nga BE-ja janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm nga ana monetare, por dhe për faktin që BE po e mbështet këtë veprim, bëhet më e lehtë të bindim autoritetet lokale të veprojnë gjithashtu,” thotë Sonja.
Janë ndërtuar disa kilometra rrugë për biçikletat në Podgoricë, edhe pse cilësia e dizajnit dhe mirëmbajtjes mund të ishte më e mirë, është e qartë që kjo hapësirë e sigurt çiklimi ka tërhequr shumë përdorues të rinj të biçikletave dhe ka inkurajuar njerëzit të dalin e të shëtisin me biçikletë.
Për Sonjën, ajo çfarë është e rëndësishme për qytetin është të krijojë procedurat e duhura për planifikimin e ndërtimit të korsive të biçikletave, dhe të investojnë në planifikuesit edukativ të qytetit për trendet më të fundit dhe praktikat më të mira për infrastrukturën e çiklizmit. Sa më shumë njerëz të pedalojnë në qytet, aq më mirë është për të gjithë. Duke qenë se njerëzit që pedalojnë nuk përdorin makina, ata gjithashtu nuk krijojnë ndotje mjedisi ose akustike. Kjo e bën qytetin një mjedis më të mirë për të gjithë, thotë Sonja.
Rreth projektit
BE ka mbështetur Biciklo.me nëpërmjet Regional Programme on Local Democracy (ReLOaD) në Ballkanin Perëndimor i cili synon të forcojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke fuqizuar shoqërinë civile që të marrë pjesë aktive në vendimmarrje. Të tjera projekte të financuara nga BE-ja që mbështetën Biciklo.me janë “OJQ-të në Malin e Zi – duke filluar nga shërbimet kryesore deri tek krijimi i politikave – M’BASE i cili është i financuar përmes Instrument for Pre-accession Assistance (IPA), projekti “Better traffic, better city” dhe “Enhancing capacities for better living environment in Montenegro”.
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans (ReLOaD)
Instrument for pre-accession assistance (IPA)
Photo credits:biciklo.me
Bike-up-i i parë u organizua organizuar në pranverë të vitit 2012: njerëzit u ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale për t’u mbledhur së bashku e për të festuar Ditën e Tokës duke bërë një xhiro me biçikletë. Pjesëmarrja frymëzoi dhe nisma të tjera dhe shumë shpejt pjesëtarët entuziastë të grupit të vogël të çiklizmit filluan të organizonin çdo muaj shëtitje masive në Podgoricë. Në një ditë me diell, kjo mund të tërheqë qindra çiklistë nga të gjitha moshat dhe me prejardhje të ndryshme. Në një qytet me rreth 200,000 qytetarë, ku mungon infrastruktura e përshtatshme për çiklizmin, ky është një fillim i mbarë.
Të kesh të drejtën e fjalës në lëvizshmërinë urbane
Sonja Dragović, u bë pjesë e Biciklo.me pasi mbaroi studimet Master për studime urbanistike, ku përfshiheshin dhe periudha ku duhej të studionte në Vjenë dhe Kopenhagën. Më përpara, nuk e përdorte shpesh biçikletën, por gjatë studimeve ajo filloi ta përdorë si mjet transporti. Gjatë kësaj kohe, ajo ka ndjekur Biciklo.me në rrjetet sociale. “Në Vjenë dhe në Kopenhagën mësova t’i jepja biçikletës në mjedise urbane, falë infrastrukturës të mrekullueshme që këto qytete kanë zhvilluar. Kur u ktheva në Podgoricë, mendova, “Në rregull, tani më duhet të gjej një biçikletë dhe të bashkohem me këta njerëz nga Biciklo.me”.”
Biciklo.me nisi si një nismë e lirë për të organizuar shëtitjet në masë me biçikletë për të reklamuar çiklizmin në qytetin e Podgoricës. Në vitin 2013, një mundësi për të përfituar financim për të përmirësuar kushtet e çiklizmit, nisma u cilësua si një OJQ, dhe u zbatua me sukses projekti i parë – instalimi i stacioneve të biçikletave të vendosura në 18 vendndodhje në Podgoricë.
Që atëherë, kanë zhvilluar dhe menaxhuar projekte të vogla të cilat kanë përmirësuar çiklizmin në qytet. “Ne po punojmë me shumë rrugë të ndryshme që janë të lidhura me njëra-tjetrën duke përmirësuar infrastrukturën, trafikun dhe politikat që lidhen me lëvizshmërinë dhe duke mësuar më shumë publikut rreth përfitimeve që ka lëvizshmëria urbane e qëndrueshme,” thotë Sonja
Duke parë suksesin e stacioneve të biçikletave, projekte të tjera filluan shumë shpejt të zbatoheshin ose të advokoheshin nga OJQ -të duke filluar nga prezantimi i korsive të biçikletave dhe plani i lëvizshmërisë urbane nga këshilli i qytetit, në studime kërkimore për përmirësimin e transportit dhe vendit të biçikletave dhe krijimi i materialeve mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
BE mbështeti katër nga këto projekte – studime për trafikun dhe kushtet e lëvizshmërisë në Podgoricë, krijimi i propozimeve për përmirësimet e legjislacionit, fushata për të rritur ndërgjegjësimin rreth përfitimeve që ka çiklizmi në shkollat e mesme, dhe prezantimi i stacioneve të biçikletave në 3 qytete në pjesën veriore të vendit. Kjo dhe mbështetja e ardhshme nga BE-ja janë shumë të rëndësishme. Jo vetëm nga ana monetare, por dhe për faktin që BE po e mbështet këtë veprim, bëhet më e lehtë të bindim autoritetet lokale të veprojnë gjithashtu,” thotë Sonja.
Janë ndërtuar disa kilometra rrugë për biçikletat në Podgoricë, edhe pse cilësia e dizajnit dhe mirëmbajtjes mund të ishte më e mirë, është e qartë që kjo hapësirë e sigurt çiklimi ka tërhequr shumë përdorues të rinj të biçikletave dhe ka inkurajuar njerëzit të dalin e të shëtisin me biçikletë.
Për Sonjën, ajo çfarë është e rëndësishme për qytetin është të krijojë procedurat e duhura për planifikimin e ndërtimit të korsive të biçikletave, dhe të investojnë në planifikuesit edukativ të qytetit për trendet më të fundit dhe praktikat më të mira për infrastrukturën e çiklizmit. Sa më shumë njerëz të pedalojnë në qytet, aq më mirë është për të gjithë. Duke qenë se njerëzit që pedalojnë nuk përdorin makina, ata gjithashtu nuk krijojnë ndotje mjedisi ose akustike. Kjo e bën qytetin një mjedis më të mirë për të gjithë, thotë Sonja.
Rreth projektit
BE ka mbështetur Biciklo.me nëpërmjet Regional Programme on Local Democracy (ReLOaD) në Ballkanin Perëndimor i cili synon të forcojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke fuqizuar shoqërinë civile që të marrë pjesë aktive në vendimmarrje. Të tjera projekte të financuara nga BE-ja që mbështetën Biciklo.me janë “OJQ-të në Malin e Zi – duke filluar nga shërbimet kryesore deri tek krijimi i politikave – M’BASE i cili është i financuar përmes Instrument for Pre-accession Assistance (IPA), projekti “Better traffic, better city” dhe “Enhancing capacities for better living environment in Montenegro”.
Photo credits:biciklo.me
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!