Bajpasi i COVID-19-ës | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Bajpasi i COVID-19-ës

Pavarësisht pandemisë së COVID-19-ës, puna në autostradën e re të Bosnje dhe Hercegovinës vazhdon falë granteve të BE-së, financimeve nga banka e BE-së - dhe refuzimit për të hequr dorë.

SCROLL DOWN

Popujt e Ballkanit Perëndimor dinë të vazhdojnë të ecin përpara edhe në kohë të vështira. Megjithatë është mbresëlënëse që pavarësisht vështirësive ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19, punimet në arterien e re të transportit në Bosnje dhe Hercegovinë vazhdojnë. Punimet do ta transformojnë terrenin e thyer në një autostradë moderne të mirëmbajtur që do të sjellë përfitime duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe përmirësuar sigurinë në rrugë.

Punimet e pandërprera në këtë autostradë madhore rajonale, e njohur si Korridori Vc, janë bërë të mundura nga masat paraprake të mundësuara nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kontraktorët që prezantuan protokolle sigurie rigoroze dhe pajisje mbrojtëse. Shëndeti i punonjësve të ndërtimit monitorohet çdo ditë dhe kantieret dezinfektohen rregullisht. Qëllimi i këtyre përpjekjeve është vazhdimi i operacioneve, ruajtja e vendit të punës dhe sigurimi i të ardhurave të rregullta për personat e përfshirë në këtë projekt.

“Ne përpiqemi të riorganizojmë punën tonë aq sa mundemi dhe të ecim përpara siç do të bënim në rrethana normale.”

Semir Muslić

Transport më i shpejtë për 1.5 milionë njerëz

Garantimi i masave të sigurisë mjekësore dhe kufizimeve dhe në të njëjtën kohë sigurimi në kohën e duhur të furnizimit me materiale ndërtimi dhe pjesë rezervë për makineritë është një përgjegjësi e madhe. COVID-19 ka prishur zinxhirët e furnizimit dhe prodhimit në të gjithë botën. Përkrahja e BE-së ka qenë thelbësore për Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar qarkullimin më të thjeshtë të mallrave në rajon dhe në BE për të gjithë llojet e projekteve, duke përfshirë edhe ndërtimin e Korridorit Vc. “Ne përpiqemi të riogranizojmë punën sa më shumë të mundemi dhe të ecim përpara siç do të bënim në rrethana normale,” shprehet Semir Muslić, mbikëqyrësi i kantieri për një nga kontraktorët që punon në Tunelin Ivan.

Rëndësia e këtij programi ambicioz investimi ka një ndikim shumë të gjerë. Korridori Vc është një nga projektet e transportit më të rëndësishëm në rajon, që lidh Bosnjën dhe Hercegovinën me Hungarinë, Kroacinë lindore dhe detin Adriatik. Banka Evropiane e Investimeve (EIB) ka investuar 631 milionë EUR në ndërtimin e 102 km autostradë në këtë korridor.

“Banka Evropiane e Investimeve mbetet e përkushtuar në zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të Bosnjës dhe Hercegovinës.”

Matteo Rivellini

Këto fonde nga EIB-ja janë plotësuar me më shumë se 200 milionë euro në grante të Bashkimit Evropian, të ofruar nën Agjendën e Ndërlidhjes. Ato janë kanalizuar nëpërmjet Kuadrit të Investimit të Ballkanit Perëndimor, një mekanizëm që kombinon grantet me partnerin zbatues për të mbështetur zgjerimin e BE-së dhe zhvillimin socio-ekonomik në rajon.

“Banka Evropiane e Investimeve mbetet e përkushtuar në zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm të Bosnje dhe Hercegovinës dhe ne jemi krenarë për rolin tonë si një nga investitorët madhorë në infrastrukturën rrugore të vendit,” shprehet Matteo Rivellini, kreu i huadhënies për bankën e BE-së në Kroaci, Slloveni dhe Ballkanin Perëndimor.

Lidhja e qyteteve, rajoneve dhe vendeve krijon një shumëllojshmëri mundësish të tjera për rritjen socio-ekonomike, punësimin dhe rrjedhën e tregtisë rajonale. Rrugët moderne shtojnë sigurinë duke ulur shkallën e aksidenteve dhe duke ulur kostot e operimit të automjeteve. 1.5 milionë njerëz që jetojnë në Korridorin Vc tanimë kanë akses në një autostradë të re që përgjysmon kohën dhe shpenzimet e tyre për udhëtim.

Rrjetet e transportit më të sigurta, më të shpejta, më efikase dhe më inteligjente janë kusht paraprak për krijimin e një tregu më koherent dhe të integruar në rajon dhe domosdoshmëri për kushte më të mira jetese për popujt e Ballkanit Perëndimor.

Dhe as koronavirusi nuk mund ta ndalojë këtë.

Dy fjalë rreth EIB-së

Banka Evropiane e Investimeve është huadhënësja kryesore e Bashkimit Evropian. EIB-ja është institucioni financiar shumëpalësh më i madh në botë dhe një nga ofruesit më të mëdhenj për financimin e klimës, duke investuar për një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.

Photo credits: European Investment Bank

 

This is an adaptation of an article published by the European Investment Bank. Read the original article

 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.