Ide të mëdha në një kuti të vogël | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Ide të mëdha në një kuti të vogël

Një sipërmarrëse nga Kosova ka lançuar një produkt novator për të zhvilluar aftësitë elektronike dhe inxhinierike të fëmijëve.

SCROLL DOWN

Arta Shehu Zaimi është një sipërmarrëse e re nga Kosova. Pas diplomimit për shkenca kompjuterike, ajo punoi në një bankë tregtare si zhvilluese programesh dhe më vonë si arkitekte sistemi. Gjithsesi, mënyra sesi ajo e shikonte botën ndryshoi kur u bë mama, së bashku me vizionin e saj profesional dhe vendosi të krijojë një biznes ndryshe nga të tjerët. “Gjithmonë ndieja keqardhje që unë, si shumë të tjerë nga brezi im, duhet t’i mësonim gjërat në mënyrë praktike dhe e ndieja që duhej të bëja diçka që vajzat e mia dhe brezi i tyre të mos përballen me këto probleme”, thotë Arta.

Kjo është arsyeja përse Arta dhe motra e saj, në vitin 2015, vendosën të lançonin J-Coders Academy, një kurs privat ku fëmijët e moshës nga 8-18 vjeç mund të mësojnë gjuhët e programimit, dizajnin e një aplikacioni dhe dizajnin e lojërave kompjuterike. Misioni i J-Coders Academy është t’u mësojë fëmijëve këto koncepte nëpërmjet sa më shumë ushtrimeve praktike.

“Ne besojmë se shkenca dhe teknologjia duhet të jenë sa më të lehta dhe të kuptueshme për fëmijët, duke i inkurajuar ata të zgjidhin problemet dhe të mendojnë jashtë kornizës.”

Arta Shehu Zaimi, bashkë-themeluesja e Labbox

Shkenca dhe teknologjia e lehtë për t’u nxënë

Megjithatë, gjatë punës së tyre në J-Coders Academy, Arta dhe motra e saj kuptuan se fëmijët kishin vështirësi të kuptonin një fushë të veçantë – inxhinieri hardware dhe elektronike. Kjo ndodhte sepse qasja ekzistuese nuk i jepte mundësinë fëmijëve të eksperimentonin në këtë fushë të rëndësishme. “Ne besojmë se shkenca dhe teknologjia duhet të jenë sa më të lehta dhe të kuptueshme për fëmijët, duke i inkurajuar ata në zgjidhjen e problemeve dhe të mendojnë jashtë kornizës,” thotë Arta.

Kështu u krijua ideja e Labbox, të cilën Arta e konsideron si një produkt revolucionar. Labbox-i përbëhet nga disa kuti të vogla të cilat përfshijnë qarqe, kabllo lidhëse dhe materiale të ngjashme të cilat i lejojnë fëmijët të eksperimentojnë me projekte të vogla inxhinierike dhe elektronike.

Kur u krijua produkti i parë, iu prezantua dhe një grupi prindërish dhe partnerësh. Produkti pati një sukses të madh dhe Arta me motrën e saj vendosën ta kthenin në biznes. Sidoqoftë, ky ishte një lloj i ri biznesi për qytetin e Kosovës dhe rajonin dhe u përballën me shumë sfida. Në veçanti ato kishin probleme me prodhimin fizik të njësive të tyre. “Rajoni ynë nuk është një ambient shumë miqësor për kompanitë si Labbox që sjellin produkte elektronike fizike. U përballëm me probleme të mëdha për të gjetur furnitorë ose kompani partnere që do të merrnin përsipër prodhimin,” thotë Arta.

“Faza e parë e financimit nga BE-ja ishte shumë e rëndësishme për biznesin tonë dhe shpresoj që ata do të vazhdojnë të mbështesin sektorin digjital të rajonit, pasi ne kemi shumë njerëz të talentuar që kanë nevojë për mbështetje për t’u kthyer në një markë më të madhe.”

Arta Shehu Zaimi, bashkë-themeluesja e Labbox

Një tjetër mundësi ishte që Labbox të merrte përsipër vetë prodhimin, por për këtë atyre ju duhej një investim edhe më i madh, por duke qenë një biznes i ri ata nuk kishin mundësi ta përballonin. Kështu Labbox duhej të fokusohej në përpjekjen e tyre për të siguruar financimin e fazës fillestare për të sjellë ngarkesën e parë me produkte në treg.Labbox i paraqiti një propozim Western Balkan Enterprise Development and Innovation Facility (WBEDIF) të BE-së dhe morën një përgjigje pozitive.

BE-ja i ndihmoi ato në blerjen e makinerive në këtë mënyrë ato mund të prodhonin vetë kutitë elektronike të pavarura nga furnitorë të tjerë ose partnerë të mundshëm. “Faza e parë e financimit nga BE ishte shumë të rëndësishme për biznesin tonë dhe shpresoj që ata do të vazhdojnë të mbështesin sektorin digjital të rajonit, pasi ne kemi shumë njerëz të talentuar që kanë nevojë për mbështetje për t’u kthyer në një markë më të madhe,” thotë Arta.

Blloqet elektronike të ndërtimit Labbox u mësojnë fëmijëve bazat e shkencës dhe inxhinierisë kompjuterike në mënyrë argëtuese dhe ndërvepruese. Arta dhe kolegët e saj kanë dizajnuar dhe zhvilluar një seri të këtyre kutive për kurrikulën e certifikuar të STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë). Secili produkt i krijuar është i lidhur me një qëllim të caktuar mësimor dhe kjo u mundëson fëmijëve të kuptojnë një koncept të caktuar. Duke parë suksesin e madh në tregun vendas, Labbox shumë shpejt fitoi reputacion brenda dhe jashtë vendit si pionier në edukimin STEM. Shkollat publike në të gjithë Kosovën kanë pilotuar programin mësimor Labbox dhe në vitin 2018 kompania fitoi vendin e parë në Startup Games  pjesë e Western Balkans Investment Summit në Londër.Por ky është vetëm fillimi, pasi Arta është e përkushtuar të arrijë maksimumin me Labbox. “Ne po planifikojmë të arrijmë në tregun Evropian dhe Amerikan dhe të zgjerojmë kanalet e prodhimit në mënyrë që të përfshijnë zinxhirët e shitjes me pakicë të cilat u shërbejnë arsimit dhe shkollave publike,” thotë ajo.

Rreth projektit

The Western Balkans Enterprise Development and Innovation Facility (WB EDIF), financuar nga BE, synon të përmirësoj aksesin në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEs) në Ballkanin Perëndimor. WB, EDIF janë krijuar për të ofruar instrumente plotësuese financiare duke përzgjedhur llojet e ndryshme të SME-ve të cilat kanë nevojë për t’u financuar në Ballkanin Perëndimor. Lehtësirat konsistojnë në katër grupe të ndryshme: SME financimi i kapitalit, garantimi i kredive, shërbime për mbështetjen e SME-ve.

Photo credits: LABBOX

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.