Një revistë nga rinia serbe për rininë serbe | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Një revistë nga rinia serbe për rininë serbe

Themeluar nga profesionistë të rinj të medias të nervozuar nga mungesa e mundësive për punë të paguar në fushën e gazetarisë, Oblakoder po e ngurtëson me shpejtësi vendin e tij si zëri i të rinjve në Serbi.

SCROLL DOWN

 Tri vite më parë, një grup gazetarësh të rinj në Serbi po hasnin vështirësi në depërtimin në tregun e punës pas përfundimit të studimeve. Pjesa më e madhe e portaleve mediatike në vend mund të ofronin vetëm stazhe të papaguara dhe punë vullnetare. Të nervozuar nga mungesa e mundësive, grupi vendosi të themelojë një revistë nga të rinjtë për të rinjtë, të cilën e quajtën Oblakoder, që do të thotë qiellgërvishtës në gjuhën serbe.

Marina Zec, kryeredaktorja e Oblakoder e përzgjodhi emrin teksa ishte ulur në një kafene në Beograd me një tjetër themelues të revistës. “Pjesa tjetër e ekipit dhe unë e kishim menduar të gjithë projektin, gjëja e vetme që mungonte ishte emri,” kujton Zec. “Vendosëm të mos ngriheshim nga tavolina derisa të kishim gjetur një”.

Zec shpjegojnë se fjala ‘oblakoder’ vjen nga fjala ‘oblak’ ose ‘re’ dhe krijon idenë e të pasurit ‘kokën në re’ dhe atë të një qyteti modern plot me qiellgërvishtës. Ideja frymëzoi edhe paraqitjen e faqes së internetit, që ka formën e një qiellgërvishtësi.

“Ne [të rinjtë] zakonisht portretizohemi ose si shenjtorë ose si djaj, nuk ka rrugë të mesme. Ne dëshironim të ofronim një perspektivë me më shumë ngjyra.“

Marina Zec

Që nga ideimi, qëllimi kryesor i Oblakoder ka qenë të sfidojë mënyrën se si portretizohen të rinjtë në median serbe. “Ne zakonisht shihemi ose si shenjtorë ose si djaj, nuk ka rrugë të mesme. Ne dëshironim të ofronim një perspektivë me më shumë ngjyra,” shpjegon Zec, që ka punuar në fushën e gazetarisë dhe PR-it që në moshën 19 vjeçare.

Përmbajtja e revistës sjell të rinj serbë të talentuar, artistë dhe aktivistë si mënyrë për të sfiduar këtë stereotip. Revista ka pasur sukses të menjëhershëm si mes lexuesve, por edhe mes kolegëve gazetarë

Kështu u kthyem nga një ekip vullnetarësh në një mundësi të paguar për gazetarët e rinj

“Kur filluam, nuk e dinim se çfarë po bënim,” pranon Zec. “Por, ishim të vendosur të tregoheshim profesionistë. Adoptuam vlerat e rrepta të gazetarisë si objektiviteti, profesionalizmi, kontrolli i vazhdueshëm i burimeve, por duke u përqendruar në prodhimin e përmbajtjeve interesante për një audiencë më të re.”

“Adoptuam vlerat e rrepta të gazetarisë si objektiviteti, profesionalizmi, kontrolli i vazhdueshëm i burimeve, por duke u përqendruar në prodhimin e përmbajtjeve interesante për një audiencë më të re.”

Marina Zec

Gjatë muajve të parë, nuk kishte shumë para dhe ekipi punonte në mënyrë vullnetare, pa u shkëputur nga puna gjatë ditës për të mbuluar shpenzimet, për t’i kushtuar kohë Oblakoder gjatë mbrëmjeve.

“Mbështetja e EED-së [European Endowment for Democracy] gjatë marsit të kaluar ka qenë shpëtim për ne”, shprehet Zec, duke theksuar se si financimi i EED-së i ka mundësuar revistës së blejë pajisje të reja dhe të marrë me qira një hapësirë për zyra, duke i dhënë atyre stabilitetin financiar për të bërë plane për zhvillimin afatgjatë.  Oblakoder numëron tanimë një staf prej rreth 15 gazetarësh, një e treta e të cilëve punojnë me kohë të plotë.

Revista që qëndron në kontakt me të rinjtë në Serbi

Pjesa më e madhe e audiencës sëOblakoderështë e moshave 23 dhe 35 vjeç; këta janë brezi i mijëvjeçarit që po përpiqen të gjejnë vendin e tyre në botë dhe në Serbi ku shkalla e papunësisë midis të rinjve shkon deri në 30% dhe ku mundësitë e disponueshme për punë nuk përshtaten me nivelin e arsimimit për shumë të rinj.

Tanimë Oblakoder  ka një bazë prej 40,000 dhe 50,000 lexuesish çdo muaj dhe 13,000 ndjekës në Instagram. “Nëpërmjet monitorimit kemi kuptuar edhe se njerëzit i lexojnë deri në fund artikujt tonë. Ndihemi krenarë që njerëzit nuk kalojnë kohën pa i kushtuar vëmendje faqes tonë, por janë vërtet të interesuar në çfarë kemi për të thënë,” shprehet Zec.

Arsyeja pas këtij suksesi, sipas Zec është sepse ekipi shkruan për çështje të rëndësishme dhe jo për të marrë klikime. Ndonëse projekti nisi si një revistë për stilin e jetesës dhe artin, Oblakoder tanimë është zgjeruar për të përfshirë çështje si të drejtat e njeriut dhe përfshirjen e minoriteteve dhe personave me aftësi të kufizuara. “Jemi shumë krenarë që diçka që vetëm pak vite më parë ishte thjesht një ide tani është kthyer në një realitet,” thotë ajo.

Dy fjalë për European Endowment for Democracy 

 European Endowment for Democracy (EED) është një organizatë e pavarur që ofron grante e ngritur në vitin 2013 nga Bashkimi Evropian (BE) dhe shtetet anëtare të BE-së për të nxitur demokracinë në Lagjen Evropiane, Ballkanin Perëndimor, Turqi dhe më tej. EED mbështet organizatat e shoqërisë civile, lëvizjet pro demokracisë, aktivistët civilë dhe politikë, platformat e pavarura mediatike dhe gazetarët që punojnë për një sistem politik pluralist dhe demokratik.

Photo credits: Oblakoder magazin

 

This is an abridged version of an article published by the European Endowment for Democracy. Read the original article

 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.