Ambasadorët e rinj evropian marrin pjesë në UN Youth Assembly në Kosovë News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

13/06/2023

Ambasadorët e rinj evropian marrin pjesë në UN Youth Assembly në Kosovë

Asambleja e 5-të e të Rinjve të Kombeve të Bashkuara u mbajt më 7 dhe 8 qershor në Prizren, Kosovë, me temën “Activate Youth Power: Perspektivat e pjesëmarrjes së të rinjve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor“. United Nations Youth Assembly në Kosovë shërben si platforma më e madhe vjetore multietnike, që  udhëheqës të rinj nga komunitete të ndryshme, zyrtarë të OKB-së dhe vendimmarrës në të gjitha nivelet. Qëllimi i tij është të trajtojë çështjet specifike të rinisë, të nxisë bashkëpunimin ndëretnik dhe ndërkulturor midis të rinjve, të lehtësojë sinergjitë dhe të vlerësojë progresin e bërë në zbatimin e agjendës për Rininë, Paqen dhe Sigurinë. Ngjarja e këtij viti mblodhi 150 liderë të rinj dhe vendimmarrës nga Ballkani Perëndimor, duke përfshirë pjesëmarrjen e Ambasadorëve të Rinj Evropianë (YEA)

 

Amina Kaja pati privilegjin të ishte folëse në workshop-in e titulluar “’Youth in International Organizations “, ku diskutoi mbi rrjetin YEA. Në kuvend mori pjesë edhe si delegate. Gjithashtu, delegatët Aleksandra Grbović Bitić, Arjana Rudari, Olta Shehu, Ardit Gërvalla, Kleidi Memo, Besfort Spahijaj, Filip Milenkoski, dhe Arijel Kurtagić përfaqësonin ambasadorët e rinj evropianë. Viola Maksuti dhe Suhel Ahmeti ishin pjesë të ekipit organizativ.

 

Përgjatë workshop-eve-evetë shumta, YEA patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre dhe të angazhohen në diskutime me përfaqësues nga organizata të ndryshme. Në fund të ngjarjes, ata zhvilluan propozimin e tyre të projektit, gati për t’u konsideruar për financim.

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.