Fillojnë ditët e hapura të YEAs në Ballkanin Perëndimor
Fillojnë ditët e hapura të YEAs në Ballkanin Perëndimor
Për të promovuar thirrjen e re për Young European Ambassadors (YEA) u organizuan Ditët e hapura javën e kaluar ku disa YEA prezantuan rrjetin e tyre në Tiranë, Shkup dhe Beograd.
Më 1 qershor, YEA-të nga Shqipëria mbajtën ditët e hapura të YEA-së në Europe House Tirana me një mbledhje sociale dhe më pas kryen një prezantim zyrtar të rrjetit YEA. Pothuajse të gjithë të rinjtë pjesëmarrës kishin nisur aplikimet e tyre për t’u bërë YEA.
Në të njëjtën ditë, ditët e hapura të YEAs në Shkup u mbajtën në East Gate Mall në praninë e ambasadorit David Geer dhe me përfaqësuesit nga delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe Europe House në Shkup.
Ditët e hapura të YEAs në Beograd u organizuan më 3 qershor. Eventi filloi me një fjalim mikpritës nga YEA Adrijana Nikitović dhe ambasadori i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, ndjekur më pas nga një diskutim me YEA-të. Pyetjet e pjesëmarrësve dhe komentet u fokusuan më së shumti për BE-në dhe të rinjtë, duke përfshirë referenca për gjendjen e procesit të zgjerimit dhe mundësive për të rinjtë.
Programi YEA është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-të kanë formime të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes rrjeteve sociale dhe organizojnë veprimtari frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e madhe e ndryshimit social.
Qëllimet e rrjetit përfshijnë: ndarjen e vlerave të BE-së; shtimin e ndërgjegjësimit për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; paraqitjen e rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi; kontributin në dialogun politik mbi tema të ndryshme; dhe rritjen e aktivizmit civil.