Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / YEA-të takohen me Ministren e Drejtësisë Znj.Alma Zadić
Young European Ambassadors (YEA) nga Bosnja dhe Hercegovina: Armin Poljak, Nikola Bodulović, Hana Kunić, Nejra Gurbeta, Dragana Vučković dhe Džulisa Otuzbir patën mundësinë të takoheshin me Ministren e Drejtësisë Znj.Alma Zadić, e cila mori pjesë në panelin e diskutimit “Quo vadis, Bosnia and Herzegovina?” me ambasadorin e BE-së, Z.Johann Sattler dhe me përfaqësues të shoqërisë civile boshnjake.
Pas diskutimit, YEA-të patën mundësinë të flisnin me Znj.Zadić dhe t’i prezantojnë asaj punën e rrjetit të YEA-ve, si dhe të flisnin për pozicionin e të rinjve në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Programi The YEA është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-të kanë formime të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes rrjeteve sociale dhe organizojnë veprimtari frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e fuqishme e ndryshimit social.
Qëllimet e rrjetit përfshirjen të ndarjen e vlerave të BE-së; shtimin e ndërgjegjësimit për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; paraqitjen e rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi; kontribuimin në dialogun politik mbi tema të ndryshme; dhe rritjen e aktivizmit civil.
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.