Fillojnë punimet në linjën e transmetimit të energjisë elektrike Maqedonia e Veriut – Shqipëri
Fillojnë punimet në linjën e transmetimit të energjisë elektrike Maqedonia e Veriut – Shqipëri
Më 17 shkurt kanë filluar punimet në linjën e transmetimit 400 kV që fillon nga stacioni i transformatorit Manastir 2 dhe lidh sistemet e transmetimit të energjisë elektrike të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Projekti ka vlerë të jashtëzakonshme rajonale strategjike dhe kapitale pasi përfundon procesin e lidhjes së Maqedonisë së Veriut me sistemet e transmetimit të energjisë së të gjitha vendeve fqinje, duke i shtuar pesë ndërlidhjeve 400kV tashmë në funksionim — dy lidhje me Greqinë dhe një me Bullgarinë, Kosovën dhe Serbinë.
Kjo linjë e transmetmit është pjesë e projektit e kapitalit të gjerë prej 50 milionë euro (larger capital project of €50 million) për ndërlidhjen e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, duke përfshirë ndërtimin e një stacioni transformator pranë Ohrit që filloi në gusht, si dhe zgjerimin e stacionit transformator të Biotës 2400/100 kV. Në kontekstin e të gjithë zinxhirit lindje-perëndim, linja ndërlidhëse e transmetimit ëshë lidhja kryesore në transitin e energjisë elektrike nga Bullgaria përmes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Itali.
Linja e re e transmetimit do të ofrojë furnizim te përmirësuar dhe të përballueshëm me energji për banorët dhe bizneset e Maqedonisë së Veriut duke normalizuar nivelet e tensionit, duke stabilizuar rrjedhjen e ngarkesës dhe luhatjet e frekuencës, dhe duke zvogëluar humbjet teknike në sistemin e përgjithshëm të transmetimit. Ky projekt i ‘Western Balkans Investment Framework’ pritet të përfundojë në vitin 2023.
Burimi: WBIF
Fotot nga: WBIF