Shpallen fituesit e Çmimit të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2023.
Shpallen fituesit e Çmimit të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2023.
Më 27 prill, Komisioni Evropian shpalli 14 fituesit e Çmimit të pestë të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Çmimi i këtij viti vlerëson arritjet për nxitjen e dimensionit të përfshirjes së romëve në Agjendën Digjitale dhe në Ekonominë e Gjelbër. Ceremonia e çmimit u mbajt në kuadër të Javës së Romëve të BE-së 2023 (24-27 prill 2023) me mikpritjen e Parlamentit Evropian.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u shpreh: “Përgëzime gjithë fituesve që kanë punuar shumë mirë! Shpresoj se ky çmim do të ndihmojë zgjerimin e aktiviteteve të tyre të rëndësishme, në mënyrë që të frymëzojnë dhe aktorë të tjerë që duan ta përmirësojnë komunitetin rom.”
Çmimi i BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, i nisur rreth 10 vjet më parë, synon të nënvizojë rëndësinë e integrimit të romëve në procesin e Zgjerimit të BE-së dhe të tregojë vendosmërinë dhe përkushtimin e BE-së për përmirësimin e përfshirjes sociale të popullsisë rome në shoqëri dhe sigurimit të rezultateve të prekshme në terren.
Nëpërmjet Çmimit, BE-ja u njeh meritën të gjitha përpjekjeve dhe rezultateve të prekshme për t’i fuqizuar romët që të arrijnë potencialin e tyre të plotë si anëtarë me të drejta të njëjta të shoqërive ku jetojnë dhe punojnë. Edicioni i sivjetshëm i çmimit përqendrohej te përfshirja e romëve në agjendën digjitale dhe ekonominë e gjelbër, që përfaqësojnë mundësi të reja për përmirësimin e pozitës në rajon të grave dhe burrave vulnerabël romë në të ardhmen. Dinamikat e përfshirjes së romëve ndikohet nga përparimi i shoqërisë, përfshirë dhe fushën e agjendës digjitale dhe ekonomisë së gjelbër dhe duhet të sigurohemi që romët të mos lihen pas. Për këtë arsye, që të jemi një hap përpara për përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve dhe pjesëmarrjes së tyre, është e rëndësishme të merren masa të vendosura që t’u përgjigjen këtyre vështirësive, duke ofruar mundësi për lehtësimin e aksesit në arsim dhe punësim, në shërbimet shëndetësore dhe sociale si dhe të mobilizimit të komunitetit.
Organizatat fituese të shoqërisë civile u shpërblyen me një çmim prej 7,500 eurosh për vendin e parë dhe 4,500 për vendin e dytë. Ndërsa fituesit e sektorëve privatë dhe publikë morën çmime jomonetare. Të gjithë fituesve iu dha si shpërblim një vizitë studimore në Bruksel, një trofe dhe një certifikatë vlerësimi.
Lexoni më shumë (Read more)
Burimi: DG NEAR
Photo credits: DG NEAR