Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Udhëtimi pa viza për shtetasit e Kosovës do të bëhet realitet jo më vonë se 1 janari 2024. Pas marrëveshjes midis Parlamentit dhe Këshillit Evropian për një propozim nga Komisioni, shtetasit e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë pa viza në BE, për një periudhë maksimale prej 90 ditësh çdo 180 ditë.
Udhëtimi pa viza u jep përfitime thelbësore qytetarëve të dyja palëve, duke i forcuar më tej marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Kosova i ka përmbushur në mënyrë të qëndrueshme të gjitha etapat dhe e ka treguar pareshtur përkushtimin e vet. Pas kësaj arritjeje, të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të kenë së shpejtë mundësi të hyjnë pa viza në BE.
Komisioni i pati propozuar Parlamentit dhe Këshillit Evropian dhënien e mundësisë për udhëtim pa viza në BE për shtetasit e Kosovës qysh në 2016-n. Komisioni vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kërkesat që nga 2018-a, duke i realizuar të gjitha etapat e kërkuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave.
Burimi: DG NEAR
Fotografitë: DG NEAR
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!