UNICEF dhe BE festojnë Muajin e Prindërimit në Malin e Zi
UNICEF dhe BE festojnë Muajin e Prindërimit në Malin e Zi
Për të festuar Muajin e Prindërimit , UNICEF ka organizuar një prezantim të programeve të cilat ndihmojnë prindërit në kryerjen e roleve të tyre të rëndësishme. Në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Malin e Zi dy programet Caring Families dhe Bebbo u prezantuan në Europe House, për prindërit e fëmijëve të vegjël.
Programi Caring Families ka operuar në Malin e Zi për 4 vite tashmë, ku pjesëmarrës janë më shumë se 700 prindër. Rezultatet e vlerësimit të programit tregojnë se ka kontribuar në reduktimin prej 70% të prindërimit të ashpër dhe të dhunshëm dhe një reduktim të konsiderueshëm (31%) të problemeve të sjelljes tek fëmijët dhe depresionit prindëror (45%).
Aplikacioni The Bebbo u prezantua nga UNICEF Montenegro’s Early Childhood Development Officer, Ida Ferdinandi, të cilës ju bashkua dhe Maja Miranović, një mama e cila është përdoruese e aplikacionit prej një kohe të gjatë. Ky aplikacion u mundëson prindërve të fëmijëve nën moshën 6 vjeç, informacion të besueshëm për tema të ndryshme si shëndeti, ushqimet, ushqyerja me gji, siguria, mësimi i hershëm dhe prindërimi pozitiv.
Programi Caring Families dhe aplikacioni Bebbo janë zbatuar në Malin e Zi me mbështetjen e UNICEF-it dhe mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
Burimi: Europe House Podgorica
Fotot nga: Europe House Podgorica