Transformimi i arsimit në Shqipëri: Mijëra fëmijë fillojnë vitin e ri shkollor në ambiente bashkëkohore News | WeBalkans

Transformimi i arsimit në Shqipëri: Mijëra fëmijë fillojnë vitin e ri shkollor në ambiente bashkëkohore

14 Sep 2023
14/09/2023

Transformimi i arsimit në Shqipëri: Mijëra fëmijë fillojnë vitin e ri shkollor në ambiente bashkëkohore

Më shumë se 11 mijë nxënës dhe 748 mësues filluan vitin e ri shkollor në Shqipëri në ambiente tërësisht të reja falë mbështetjes të programit EU4Schools. Më shumë se 40 shkolla, pjesë të këtij programi, kanë përfunduar dhe 16 të tjera janë aktualisht në ndërtim. Këto shkolla dhe kopshte moderne janë më të forta, më të sigurta dhe më të aksesueshme; të ndërtuara së bashku me komunitetin lokal.

 

“Jam krenar që jam kthyer sot në Shqipëri dhe që po shoh rezultatet e mrekullueshme që kemi arritur me partnerin tonë zbatues UNDP në Shqipëri. Përgjigja e shpejtë dhe efektive e BE-së ndaj procesit të rikuperimit pas tërmetit në sektorin e arsimit në Shqipëri është tashmë realitet për popullin shqiptar,“ u shpreh Charge d’affaires, ambasadori Luigi Soreca.

 

“EU4Schools” është një program i financuar nga Bashkimi Evropian në përgjigje të procesit të rikuperimit pas tërmetit të 26 nëntorit, 2019. Programi zbatohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Synon të mbështetë qytetarët në njëmbëdhjetë bashkitë e prekura, përkatësisht në: Krujë, Durrës, Kurbin, Kamzë, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak, Vorë në fushën e arsimit. Programi do të ofrojë ndihmë të shpejtë në rikthimin e shërbimeve arsimore në komunitetet lokale për të garantuar që nxënësit të humbin minimumin e mundshëm të ditëve të shkollës dhe të do të mundësojë normalizimin gradual të jetës për popullsitë e prekura në këto bashki, duke pasur si prioritet kryesor arsimin.

Burimi: EU Delegation to Albania

Fotografitë: EU Delegation to Albania

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.