Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / Programi Rajonal i Strehimit feston shpërndarjen e 10,000 shtëpive në Ballkanin Perëndimor
Programi Rajonal i Strehimit (RHP) festoi një moment të rëndësishëm në 30 Nëntor, me shpërndarjen e shtëpisë numër 10,000 për refugjatët më të prekshëm dhe personat e zhvendosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rasti u shënua gjatë një ceremonie për shpërndarjen e çelësave të 40 apartamenteve të RHP të sapo ndërtuar për familjet e refugjatëve në Vršac, Serbi. Në total, RHP synon të shpërndajë 11,400 shtëpi në të katër Shtetet Partnere të RHP-së – Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal i Zi, dhe Serbi deri në mesin e vitit 2023.
Përveç vetë përfituesve, në ceremoninë e shpërndarjes të çelësave morri pjesë Nataša Stanisavljević, Komisioner për Refugjatët dhe Migrimin i Republikës së Serbisë; Holger Schröder, Përgjegjës i Njësisë në Programet Rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe Plani i Investimeve Ekonomik në DG NEAR si dhe morën pjesë përfaqësues të tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në emër të Bashkimit Evropian – Donatori kryesor i RHP – Z. Holger Schröder përgëzoi të gjitha familjet për shtëpitë e tyre të reja, dhe reflektoi mbi rëndësinë që ka RHP si për rajonin ashtu edhe për BE. “Programi Rajonal i Strehimit simbolizon solidaritetin e BE-së ndaj familjeve të prekshme të cilat lanë pas jetët e tyre”, tha ai.
Vizita nga grupet e interesit RHP në Vršac ishte në vijim të një takimi të Asamblesë së Donatorëve të RHP atë mëngjes, paraprirë nga një takim i Komitetit Drejtues të RHP në Beograd në 30 Nëntor, organizuar nga Komisariati për Refugjatët dhe Migrimin i Republikës së Serbisë, drejtuar nga Bashkimi Evropian, dhe bashkë-drejtuar nga Zvicra, një tjetër donator kyç i Programit.
Burimi: RHP
Të drejtat e fotove: RHP
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.