Programi Rajonal i Strehimit feston shpërndarjen e 10,000 shtëpive në Ballkanin Perëndimor News | WeBalkans

Programi Rajonal i Strehimit feston shpërndarjen e 10,000 shtëpive në Ballkanin Perëndimor

07 Dec 2022
7/12/2022

Programi Rajonal i Strehimit feston shpërndarjen e 10,000 shtëpive në Ballkanin Perëndimor

Programi Rajonal i Strehimit (RHP) festoi një moment të rëndësishëm në 30 Nëntor, me shpërndarjen e shtëpisë numër 10,000 për refugjatët më të prekshëm dhe personat e zhvendosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rasti u shënua gjatë një ceremonie për shpërndarjen e çelësave të 40 apartamenteve të RHP të sapo ndërtuar për familjet e refugjatëve në  Vršac, Serbi. Në total, RHP synon të shpërndajë 11,400 shtëpi në të katër Shtetet Partnere të RHP-së – Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal i Zi, dhe Serbi deri në mesin e vitit 2023.

 

Përveç vetë përfituesve, në ceremoninë e shpërndarjes të çelësave morri pjesë Nataša Stanisavljević, Komisioner për Refugjatët dhe Migrimin i Republikës së Serbisë; Holger Schröder, Përgjegjës i Njësisë në Programet Rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe Plani i Investimeve Ekonomik në DG NEAR si dhe morën pjesë përfaqësues të tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Në emër të Bashkimit Evropian – Donatori kryesor i RHP – Z. Holger Schröder përgëzoi të gjitha familjet për shtëpitë e tyre të reja, dhe reflektoi mbi rëndësinë që ka RHP si për rajonin ashtu edhe për BE. “Programi Rajonal i Strehimit simbolizon solidaritetin e BE-së ndaj familjeve të prekshme të cilat lanë pas jetët e tyre”, tha ai.

 

Vizita nga grupet e interesit RHP në Vršac ishte në vijim të një takimi të Asamblesë së Donatorëve të RHP atë mëngjes, paraprirë nga një takim i Komitetit Drejtues të RHP në Beograd në 30 Nëntor, organizuar nga Komisariati për Refugjatët dhe Migrimin i Republikës së Serbisë, drejtuar nga Bashkimi Evropian, dhe bashkë-drejtuar nga Zvicra, një tjetër donator kyç i Programit.

Read more

Burimi: RHP

Të drejtat e fotove: RHP

 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.