Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor forcojnë marrëdhëniet në takimin e parë ministror për kulturën News | WeBalkans

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor forcojnë marrëdhëniet në takimin e parë ministror për kulturën

30 Jun 2022
30/06/2022

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor forcojnë marrëdhëniet në takimin e parë ministror për kulturën

Më 27 dhe 28 qershor u mbajt në Tiranë Takimi Ministror i Programeve të Ballkanit Perëndimor për Kulturën, Kërkimin dhe Inovacionin, Arsimin dhe Trajnimin. Takimi me ministrat e kulturës ishte i pari i organizuar me Ballkanin Perëndimor. Komisionerja Mariya Gabriel lançoi zyrtarisht programin.

 

Komisionerja u bëri thirrje ministrave që të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga takimet për të punuar së bashku, për të zhvilluar bashkëpunimin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe të kontribuojnë për integrimin e rajonit në BE. “Shkëmbimi i praktikave më të mira, njohurive dhe përvojave do të çojë punën tonë të përbashkët në fushën e kulturës në një nivel tjetër”, u shpreh Mariya Gabriel në fjalimet e saj hapëse.

 

Në këtë takim të parë, Komisionerja Gabriel dhe ministrat e kulturës të rajonit diskutuan rolin e të rinjve në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Diskutimi mbuloi tema të tilla si mungesa e profesionistëve të kualifikuar, si t’i bëjmë profesionet e lidhura me trashëgiminë kulturore tërheqëse për të rinjtë, luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve me vlerë kulturore, dhe roli i trashëgimisë kulturore në ndjesinë e të qenit pjesë e Evropës.

 

Komisioni Evropian, Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Ministrja Shqiptare e Kulturës bashkëkryesuan eventin.

Burimi: Creative Europe

Fotot nga: Creative Europe

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.