Këshilli i Stabilizim-Asociimit, BE-Mal i Zi
Këshilli i Stabilizim-Asociimit, BE-Mal i Zi
Mali i Zi dhe Bashkimi Evropian zhvilluan një takim në nivel ministror për Këshillin e 11-të të Stabilizim-Asociimit. Takimi u zhvillua në Podgoricë, Mal i Zi.
Kjo ishte hera e parë që takimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit u mbajt në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mbledhja theksoi angazhimin e qartë të Bashkimit Evropian për integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe për procesin e antarësimit të Malit të Zi.
Pjesëmarrësit diskutuan strategjinë e anëtarësimit – kryesisht duke u mbështetur te Commission’s Montenegro 2021 Report. Pjesëmarrësit mirëpritën përparimin e shënuar në negociatat e anëtarësimit deri më tani, me të 33 kapituj të negociatave të hapur dhe tre kapituj përkohësisht të mbyllur.
Gjithashtu, Këshilli i Stabilizim-Asociimit shqyrtoi marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe shkëmbeu pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor.
BE-ja përgëzoi harmonizimin e plotë të Malit të Zi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, dhe e vlerësoi këtë si një sinjal të fortë të orientimit strategjik të vendit dhe angazhimit për arritjen e synimit të anëtarësimit në BE. Pjesëmarrësit mirëpritën edhe përpjekjet e bëra tashmë për të zbatuar sanksionet dhe inkurajuan që të vazhdojnë me hapat e nevojshëm për të zbatuar plotësisht masat kufizuese të miratuara.
Bashkimi Evropian u përfaqësua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi. Mali i Zi u përfaqësua nga kryeministri Dritan Abazović. Takimi u kryesua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Burimi: European Council
Fotot nga: European Council