Realizimi me sukses i ciklit të parë të skemës së shkëmbimeve “Superschools”
Realizimi me sukses i ciklit të parë të skemës së shkëmbimeve “Superschools”
Regional Annual School Conference u zhvillua të martën më 5 korrik në Strugë, Maqedoni e Veriut, duke shënuar realizimin me sukses të ciklit të parë të programit “Superschools”, që drejtohet nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO). Ky program është pjesë e projektit “Western Balkans School Exchange Scheme” me shumë donatorë, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ), dhe të zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) së bashku me RYCO-n.
Ky event mblodhi të gjitha shkollat pjesëmarrëse, të përfaqësuara nga një mësues dhe një nxënës, për të ndarë përvojat, arritjet dhe rezultatet e tyre me të rinjtë, mësues të rinj nga rajoni, stafin e RYCO-s, përfaqësues të ministrisë, donatorë dhe zyrtarë të nivelit të lartë. Eventi promovoi ndikimin e shkëmbimeve dhe të projektit “Superschools” të RYCO-s në rajon. Pjesë e eventit ishte edhe një panair i studentëve, i cili u dha mundësinë pjesëmarrësve të zhvillonin personalisht biseda me përfaqësues të shkollave që morën pjesë në ciklin e parë të shkëmbimeve “Superschools” të RYCO-s.
Burimi: RYCO
Fotot nga: RYCO