ZRBR-ja shpall listën përfundimtare të Supershkollave të para News | WeBalkans

ZRBR-ja shpall listën përfundimtare të Supershkollave të para

28 Jan 2022
28/01/2022

ZRBR-ja shpall listën përfundimtare të Supershkollave të para

Gjashtëdhjetë shkolla 9-vjeçare nga Ballkani Perëndimor janë përzgjedhur për të marrë pjesë në programin e Supershkollave të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (ZRBR).  Nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësinë të kryejnë shkëmbime midis shkollave si dhe të marrin pjesë në veprimtari të tjera të dedikuara ngritjes së kapaciteteve, ndërlidhjes dhe bashkëpunimit.

 

Gjatë thirrjes së parë të hapur për Supershkollat, RYCO mori 127 propozime shkëmbimesh, ndërsa 412 shkolla nga Ballkani Perëndimor përdorën platformën onlinewww.superschools.net për t’u lidhur me shkolla të tjera. Më pas, komisionit të përzgjedhjes iu desh të përzgjidhte 30 projektet më të mira që synojnë të përkrahin proceset e ndërtimit të paqes së qëndrueshme dhe pajtimit si dhe të nxënin dhe dialogun ndërkulturor ndërmjet shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

 

Zbatimi i projekteve do të ndodhë nga muaji shkurt në maj të këtij viti, kur secila shkollë do të organizojë një vizitë shkëmbimi te partnerët e tyre që do të zgjasë nga gjashtë deri në dhjetë ditë me grupe deri në 20 nxënës dhe një ose dy mësues. Nëpërmjet kësaj skeme shkëmbimi, nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe t’u prezantojnë veten, shkollat dhe zakonet e tyre mikpritësve të tyre, dhe të mësojnë gjëra të reja për komunitetet në zona të ndryshme të rajonit tonë.

 

Programi po zbatohet prej tre vitesh dhe është pjesë e projektit me shumë donatorë “Skema e Shkëmbimit të Shkollave të Ballkanit Perëndimor” bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ së bashku me RYCO.

Lexoni më shumë

Burimi: RYCO

Fotografitë: RYCO

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.