Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe BE festojnë suksesin e projekteve në Shqipëri
Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe BE festojnë suksesin e projekteve në Shqipëri
Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (ZRBR) organizoi veprimtarinë përmbyllëse online mbështetur nga BE-ja për projektin “Shtimi i bashkëpunimit rinor dhe shkëmbimit të të rinjve në BP6” në Tiranë më 3 shkurt. Kjo ngjarje prezantoi rezultatet e dy projekteve në Shqipëri mbështetur në kuadër të thirrjes së katërt të hapur për propozim projektesh. Gjatë fjalimit të tij, kreu i zyrës së ZRBR-së në Shqipëri, Kreshnik Loka, përmendi sesi të rinjtë kanë treguar se sa të përkushtuar dhe të interesuar janë në takimin e bashkëpunimin me bashkëmoshatarët e tyre nga rajoni, gjithashtu shtoi se ky projekt ka bërë të mundur bashkëpunimin e qëndrueshëm jo vetëm mes të rinjve, por edhe shoqërisë civile në rajon.
Projektet e mbështetura nga ZRBR-ja dhe BE-ja në kuadër të thirrjes së katërt të hapur në të gjithë Ballkanin Perëndimor nxitën pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal të të rinjve, si dhe forcimin e kapaciteteve të shoqërisë civile për t’iu përshtatur situatës së COVID-19-ës. Ato u zbatuan nga shkurti deri në tetor 2021.
Gjatë fazes së aplikimit, jane marrë 129 aplikime, duke krijuar 400 partneritete rajonale. Buxheti i përgjithshëm për këtë thirrje ishte € 333,000.