Rinovohet falë BE-së qendra e pritjes së emigrantëve Borići
Rinovohet falë BE-së qendra e pritjes së emigrantëve Borići
Më 21 korrik u inaugurua qendra e re e pritjes së emigrantëve Borići në Bihac. Rikonstruktimi i fasadës kushtoi më shumë se 200,000 BAM, rindërtimi i gjithë qendrës si dhe shpenzimet e vazhdueshme të pritjes së përkohshme, në total më shumë se 1 milion euro, janë financuar nga Bashkimi Evropian.
Qyteti Bihac filloi të strehojë familjet me fëmijë të emigrantëve dhe refugjatëve në dhjetor të vitit 2018. Që atëherë, ish-shkolla studentore e Borić-it është përdorur si qendër strehimi për familje me fëmijë, fëmijë të pashoqëruar e të ndarë dhe emigrantë të tjerë të cenueshëm. Ndërtesa është një pikë referimi për qytetarët e Bihac-it dhe rinovimi do të thotë se kur qendra nuk do të jetë më e nevojshme për strehimin e emigrantëve, ndërtesa do t’i rikthehet qytetit në gjendje më të mirë se nga ajo e mëparshmja.
Bashkimi Evropian ka siguruar ndihmë financiare dhe teknike me vlerë prej më shumë se 100 milionë europër të mbështetur autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës që të sigurojnë ndihmën e nevojshme për emigrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët. Qendra Borići strehon aktualisht 243 emigrantë, kryesisht familje me fëmijë nga Afganistani, Burundi dhe Kuba.
Burimi: EU Delegation Bosnia and Herzegovina
Fotot nga: EU Delegation Bosnia and Herzegovina