Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / RCC organizon konferencën ministrore të Ballkanit Perëndimor për zhvillimin turistik
Më 12 maj, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi një konferencë ministrore në Tiranë rreth zhvillimit turistik në Ballkanin Perëndimor. Eventi mblodhi ministrat e Ballkanit Perëndimor përgjegjës për turizmin, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe grupe të tjera të rëndësishme interesi në sektorin e turizmit. Nën moton ” Të heqim Pengesat për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit” eventi shërbeu si një forum diskutimi për temat me rëndësi për turizmin rajonal.
Eventi u çel nga Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Majlinda Bregu; Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro; Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe Shefi i Delegacionit Evropian në detyrë në Shqipëri, Alexis Hupin. Ndër panelistët e katër paneleve tematike ishin Tatjana Matić, Ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë; Kreshnik Bekteshin, Ministër i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut; Stasha Kosharac, Ministër i Tregtisë me Jashtë dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës; Rozeta Hajdarin, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës; dhe Aleksandra Gardašević-Slavuljica, drejtore e përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi.
Një event dytësor lidhur me temën “Mësimi i sfidave aktuale në industrinë e turizmit” do të zhvillohet më 13 maj duke mbledhur operatorët turistikë të Ballkanit Perëndimor, politikëbërësit dhe organizatat kombëtare të turizmit, të cilët do të diskutojnë sfidat e industrisë së turizmit dhe rrugën përpara në përmirësimin e ofertës turistike të rajonit.
Burimi: RCC
Fotografitë: RCC
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.