Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Për vitin 2022 është hapur thirrja për Çmimin e BE-së për Gazetarinë Investigative. Individë ose grupe gazetarësh nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia kanë të drejtë të aplikojnë në të gjitha format e gazetarisë (të shtypur, digjitale, radio dhe TV) të publikuara ose të transmetuara në media në çdo vend në gjuhët zyrtare, të pakicave apo ndërkombëtare gjatë vitit 2021. Afati i fundit për aplikim është data 8 maj 2022.
Pranohen të gjitha historitë investigative në lidhje me lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, transparencën, abuzimin me pushtetin dhe të drejtat themelore, korrupsionin si dhe krimin e organizuar. Për secilin vend, fondi i çmimeve është 10,000 euro, i përbërë nga një çmim i parë prej 5,000 euro, një çmim i dytë prej 3,000 euro dhe një çmim i tretë prej 2,000 euro.
Çmimet e BE-së për Gazetari Investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi synojnë të lartësojnë dhe promovojnë arritjet e jashtëzakonshme të gazetarëve investigativë, si dhe të vënë më tepër në dukje gazetarinë cilësore në rajon. Çmimet janë pjesë e projektit në vazhdim për Forcimin e Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Burimi: BIRN
Fotografitë: BIRN
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!