Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Dje pasdite, në Bruksel, Komisioneri për Mjedisin, Oqeanin dhe Peshkimin Virginijus Sinkevičius dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Kaja Sukova, nënshkruan një marrëveshje për asociimin e Maqedonisë së Veriut me programin LIFE për veprime për mjedisin dhe klimën. Maqedonia e Veriut është vendi i katërt jashtë BE-së që i bashkohet programit mbas Islandës, Ukrainës dhe Moldavisë. Duke u bashkuar me programin LIFE, Maqedonia e Veriut do të ketë mundësinë që të përfitojë nga mbështetja e LIFE për mobilizimin e burimeve publike dhe private për veprimin për klimën, mbrojtjen e biodiversitetit, ekonominë qarkulluese dhe tranzicionin e energjisë së pastër.
Komisioneri Sinkevičius tha: “Asociimi i Maqedonisë së Veriut me LIFE është një mundësi për të forcuar veprimin tonë të përbashkët, për të trajtuar ndryshimet klimatike, për të adresuar ndotjen, për të nxitur tranzicionin e energjisë së pastër, për të arritur një ekonomi qarkulluese dhe për të mbrojtur dhe rehabilituar biodiversitetin. Bashkëpunimi i ngushtë do t’u shërbejë qytetarëve, bizneseve dhe shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut dhe do të kontribuojë për një kontinent më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm në përputhje me objektivat e European Green Deal.“
Organizatat publike dhe private nga Maqedonia e Veriut do të jenë në gjendje të marrin mbështetje financiare për projektet mbi veprimin për mjedisin dhe klimën, si për shembull për të rritur eficiencën e energjisë, të pastrojë zonat e ndotura, të përmirësojë menaxhimin e burimeve ujore dhe të mbështesë zhvillimin , monitorimin dhe zbatimin e ligjeve të ngjashme me ato të BE-së.
Aplikuesit nga Maqedonia e Veriut mund të dorëzojnë propozime në kuadër të thirrjeve për propozime të LIFE të shpallura në 2023.
Burimi: DG NEAR
Fotografitë: DG NEAR
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!