Maqedoni e Veriut: BE-ja jep një grant investimi prej 70 milionë eurosh për projektin më të madh për mbrojtjen e mjedisit
Maqedoni e Veriut: BE-ja jep një grant investimi prej 70 milionë eurosh për projektin më të madh për mbrojtjen e mjedisit
EIB Global, filiali i European Investment Bank (EIB) për aktivitete jashtë Bashkimit Evropian, ka nënshkruar një grant investimi të BE-së prej 70 milionë eurosh me qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar një impiant të trajtimit të ujërave të ndotura në Shkup. Nënshkruar në Ditën Botërore të Ujit, ky është granti më i madh investues i BE-së që i jepet vendit në kuadër të Western Balkans Investment Framework (WBIF). Ky projekt i rëndësishëm mjedisor, që do të mundësojë kushte më të mira jetese për rreth 500 000 njerëz, është pjesë e Planit Ekonomik dhe Investimeve të Komisionit Evropian dhe e Agjeendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, tha: ‘’Rruga drejt BE-së është një proces i transformimit, i përmirësimit të jetës dhe standardeve të jetesës. Investimi i Team Europe në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Shkup është një shembull konkret për këtë. Impianti do të jetë në gjendje të trajtojë dhe pastrojë në mënyrë të sigurt ujërat e ndotura, të gjeneruara nga pothuajse një e treta e popullsisë së vendit. Ai do të kontribuojë për të ardhmen evropiane më ekologjike të këtij vendi.”
Në fazën e tij përgatitore, projekti ka përfituar nga grante të ndryshme të asistencës teknike nga EIB-ja, EBRD-ja, WBIF-ja dhe qeveria franceze – një dëshmi e përkushtimit të Team Europe ndaj Maqedonisë së Veriut dhe projekteve të saj prioritare. Sektori i ujit është ndër prioritetet kryesore për EIB Global në vend. Ky është investimi i dytë në këtë sektor në më pak se pesë muaj, pas një huaje prej 50 milionë eurosh të nënshkruar në nëntor 2022 për ndërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë, infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura, si dhe për masat emergjente për mbrojtjen nga përmbytjet për 80 bashki në të gjithë Maqedoninë e Veriut.
Fotografitë nga: EIB
Burimi: EIB