Programet e reja master i bashkohen katalogut Erasmus Mundus
Programet e reja master i bashkohen katalogut Erasmus Mundus
Njëzet e shtatë programe të reja të nivelit të masterit të përbashkët Erasmus Mundus do të ofrojnë bursa për studentët nga Ballkani Perëndimor dhe gjetkë në mbarë botën. Këto janë të parat nën Erasmus+ për periudhën 2021-2027.
Pranimi i parë i studentëve do të fillojë këtë vit dhe këto programe të sapozgjedhura bëjnë gjithsej më shumë se 170 programe të disponueshme në katalogun Erasmus Mundus (Erasmus Mundus catalogue). Pothuajse 127 milionë euro janë investuar në këto programe të reja, me mbështetje për mbi 2,000 bursa për studentë nga e gjithë bota. Gjatë 17 viteve të programeve të përbashkëta master të Erasmus Mundus, më shumë se 28,000 studentë nga 195 vende u janë dhënë bursa për të studiuar në 566 programe.
Programet e përbashkëta ndërthurin mësimdhënien më të mirë nga universitete të ndryshme, shpesh duke kombinuar fakultete dhe disiplina të ndryshme. Studenëtet studiojnë me dy ose më shumë universitete partnere gjatë dy viteve. Shumë prej tyre gjithashtu kanë një vend për kompaninë ose organizatën për të fituar eksperiencë në praktikë. Prandaj studentët diplomohen me aftësitë e duhura dhe prespektiva ndërkombëtare duke i pajisur ata për nje karrierë si praktikues, drejtues ose studiues në sektorët profesionalë kyçë/niche.
Burimi: ERASMUS +
Fotot nga: ERASMUS +