Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Afati i ri për dorëzimin e aplikacioneve për Çmimin e Gazetarisë Hulumtuese të BE-së për vitin 2022 për Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë është 13 maji në orën 23.59. Individë ose grupe gazetarësh nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia kanë të drejtë të aplikojnë në të gjitha format e gazetarisë (të shkruara, online, radio dhe televizion) të publikuara ose të transmetuara në media në çdo vend në gjuhët zyrtare, ndërkombëtare ose të pakicave gjatë vitit 2021.
Pranohen të gjitha historitë investigative në lidhje me lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, transparencën, abuzimin me pushtetin dhe të drejtat themelore, korrupsionin si dhe krimin e organizuar. Për secilin vend, fondi i çmimeve është 10,000 Euro, i përbërë nga një çmim i parë prej 5,000 Euro, një çmim i dytë prej 3,000 Euro dhe një çmim i tretë prej 2,000 Euro.
Çmimet e BE-së për Gazetarinë Investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi synojnë të lartësojnë dhe promovojnë arritjet e jashtëzakonshme të gazetarëve investigativë, si dhe të vënë më tepër në dukje gazetarinë cilësore në rajon. Çmimet janë pjesë e projektit në vazhdim për Forcimin e Lajmeve Cilësore dhe Gazetarisë së Pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Burimi: BIRN
Fotografitë: BIRN
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!