Hapet thirrja e re për Young European Ambassadors!
Hapet thirrja e re për Young European Ambassadors!
Thirrja e re për aplikime për Young European Ambassadors u lançua më 20 maj në webalkans.eu
Programi The Young European Ambassadors (YEA) është një rrjet krijues i aktivistëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). YEA-të kanë formime të ndryshme, por të gjithë ndajnë një vizion të përbashkët: bashkimin e Ballkanit Perëndimor në diversitet. Ata mësojnë për njëri-tjetrin dhe BE-në së bashku, ndjekin projekte krijuese, fitojnë aftësi të reja, lidhen përmes rrjeteve sociale dhe organizojnë veprimtari frymëzuese – gjithmonë të shtyrë nga ideja se aktivizmi tek të rinjtë është forca më e fuqishme e ndryshimit social.
Qëllimet e rrjetit përfshirjen të ndarjen e vlerave të BE-së; shtimin e ndërgjegjësimit për bashkëpunimin e BE-së me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor; paraqitjen e rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi; kontribuimin në dialogun politik mbi tema të ndryshme; dhe rritjen e aktivizmit civil. Një Young European Ambassador është një aktivist i ri që e sheh veten si një komunikues të mirë, i gatshëm për të ndarë vlerat e BE-së dhe për të marrë pjesë në projekte dhe evente që lidhen me integrimin e BE-së, mbrojtjen e mjedisit, të drejtat e njeriut, artin dhe kulturën dhe teknologjitë e reja. Të gjithë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç që janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor janë të ftuar të aplikojnë.
Aplikimet janë të hapura nga data 20 maj deri më 30 qershor.