Njihuni me 16 Supershkollat e Maqedonisë së Veriut që kanë marrë çmim News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

3/02/2023

Njihuni me 16 Supershkollat e Maqedonisë së Veriut që kanë marrë çmim

Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) organizoi në Shkup, më 26 janar, eventin prezantues “Njihuni me Supershkollat e Maqedonisë së Veriut” në kuadër të Programit të Shkëmbimit të Supershkollave. Takimi mblodhi 16 shkolla të mesme nga Maqedonia e Veriut të vlerësuara me çmim, të përfaqësuara nga drejtorët dhe mësuesit e tyre të ngarkuar me koordinimin e shkëmbimeve të ardhshme rajonale, jo vetëm për t’u takuar njëra me tjetrën, por edhe për të qenë pjesë e një ecurie të rëndësishme, si nënshkrimi i Marrëveshjeve të Partneritetit.

 

Drejtorët dhe mësuesit që do t’i koordinojnë dhe vënë në zbatim këto shkëmbime rinore, prezantuan idetë e tyre që do të zhvillohen më tej me mbështetjen e RYCO-s. Takimi shërbeu si një hapësirë ku shkollat prezantuan programet e tyre të shkëmbimit përpara disa aktorëve të rëndësishëm lokalë dhe ndërkombëtarë. Shërbeu edhe për të krijuar një vlerësim të qartë të hapave të radhës të projektit. Të rinjtë që përfaqësojnë 16 shkollat e mesme do të kenë mundësi të përfitojnë nga përvoja e veçantë që u ofron programi i Supershkollave.

 

Projektet do të vihen në zbatim me dy raunde: Raundi i parë i shkëmbimeve do të bëhet në periudhën prill-qershor 2023, ndërsa i dyti do të zhvillohet nga gushti në tetor 2023. Çdo shkollë do të shkëmbejë vizita që do të zgjasin deri në 7 ditë me shkollën partnere, me një grup prej jo më shumë se 12 nxënësish dhe 1-2 mësuesish. Nëpërmjet kësaj skeme shkëmbimi, nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësinë të udhëtojnë dhe t’u prezantojnë veten, shkollat dhe zakonet e tyre mikpritësve të tyre, dhe të mësojnë gjëra të reja për komunitetet në zona të ndryshme të rajonit.

Burimi: RYCO

Fotografitë: RYCO 

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.