Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / Në Ballkanin Perëndimor nisin seminaret për Edukimin për Median dhe Informacionin nga YEA-të!
A e dini se si krijohen lajmet? A mund ta dalloni të vërtetën nga çinformimi? Përse na nevojitet edukimi për median? Cilat janë burimet më të besueshme të lajmeve? Përse bëhen virale disa histori lajmesh? Na u bashkoni që ta zbuloni!
Pas procesit intensiv të të nxënit për Edukimin për Median dhe Informacionin, Ambasadorët e Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor po e fillojnë udhëtimin e tyre nëpër Ballkanin Perëndimor, duke ua treguar njohuritë e tyre të rinjve të interesuar për median, mediat sociale dhe shoqërinë, përherë të etur për të mësuar më shumë për botën rreth nesh.
Nëse jeni:
-Të interesuar për temën e Edukimit për Median dhe Informacionin
-13 – 16 vjeç
-nga Ballkanin Perëndimor
atëherë NA U BASHKONI në udhëtimin tonë!
Do t’ju jepet mundësia të takoni YEA-të tanë por edhe të mësoni për:
-median dhe edukimin për median
-lajmet e rreme
–clickbait (tituj bombastikë mashtrues)
-gazetarinë
-manipulimin mediatik
-dhe shumë të tjera…
nëpërmjet ushtrimeve zbavitëse, diskutimeve të shumta, videove dhe shembujve.
Të gjitha seminaret do të mbahen në gjuhët lokale. Gjithashtu, do t’ju jepet mundësia të mësoni për Ambasadorët e Rinj Evropianë, dhe të merrni disa dhurata YEA nga skuadra jonë!
Orari dhe datat e saktë për seminaret në Ballkanin Perëndimor do të njoftohen së shpejti në kanalet tona!
Numri maksimal i pjesëmarrësve në një seminar është 25, ndaj kontrolloni informacionin për datat dhe vendndodhjet rregullisht, që të siguroni një vend në kohë, duke plotësuar këtë FORM.regjistrimi
Duke e plotësuar këtë formular do të siguroni një vend dhe do t’ju kontaktojmë drejtpërdrejt për datën dhe vendin e seminarit më të afërt më ju!
Na kontaktoni në yea@webalkans.eupër më shumë detaje! Në të kundërt, qëndroni me ne dhe na ndiqni për të rejat.
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.