Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
„Made of Us“ – një fushatë rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans arrin këtë javë në Maqedoninë e Veriut. Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe e anasjellta. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e tyre përgjatë udhëtimit duke krijuar përmbajtjet e tyre online.
Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut shtroi një sillë sot për të lajmëruar nisjen e udhëtimit në Maqedoninë e Veriut. David Geer, Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, i mirëpriti vlogerët dhe i përgëzoi për kontributin që jepnin për promovimin e BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Vlogerët, Elena Vasilevska (@vasilevska_elena) nga Maqedonia e Veriut dhe Nick Van Putte (@traveltower) nga Belgjika, nisën sot rrugëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 2-8 maj, duke shfaqur të mirat që ofron Maqedonia e Veriut, si dhe investimet e BE-së në rajon. Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, përfshirë dhe qytetin historik të Ohrit, projektet novatore dhe bizneset turistike qe mbështeten nga BE-ja. Midis projekteve të tjera të financuara nga BE-ja, do të vizitojnë dhe Parkun Aventura në Shkup, një projekt që u mundëson banorëve të Shkupit që të zbaviten në mënyrë aventurore, dhe kampin e skautëve në Strugë, një kamp pushimi të mirënjohur pranë qytetit të Strugës, si dhe sitin arkeologjik të Heraclae-s në Manastir, ndër më të njohurit në Maqedoninë e Veriut.
Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do të përqendrohet te një nga partnerët e WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete vendase interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.
Lexoni më shumë (Read more)
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!