Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
„Made of Us – një fushatë rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor“, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans arrin këtë javë në Maqedoninë e Veriut. Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e veta përgjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtjet e tyre online.
BE-ja në Bosnjë dhe Hercegovinë shtruan një sillë për median sot për të shpallur fillimin e rrugëtimit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Aurelie Valtat, Zëvendës Shef në detyrë i Delegacionit të BE-së në BdhH dhe Patrik Turosik, Zëvendës Shef i Misionit dhe Konsull, Ambasada e Sllovakisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, mikpritën vlogerët dhe i përgëzuan për kontributin për promovimin e BE-së dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.
Vlogerët, Milos Kuzmanovic (@miloskuzmanov1c) nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe Simona Gavalcova (@vecinko) nga Slovakia, u nisën sot në udhëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 9 maj, duke shfaqur të mirat që ofron Bosnja dhe Hercegovina, si dhe investimet e BE-së në rajon. Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, përfshirë dhe qytetin historik të Travnikut, projektet për të drejtat e njeriut dhe bizneset turistike që mbështeten nga BE-ja. Gjithashtu, do të vizitojnë Muzeun e Fëmijërisë gjatë Luftës të vlerësuar me çmim nga BE-ja, një muze i dedikuar përvojës së rritjes së ndikuar nga lufta, dhe midis projekteve të financuara nga BE-ja, Rrugën e Vjetër Hekurudhore, projekt që përfshin vendosjen e një piste për biçikleta përgjatë itinerarit të hekurudhës së vjetër dhe kampin e kanotazhit Encijan që ndodhet në Lumin Tara, një nga lumenjtë më të bukur të Ballkanit Perëndimor.
Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do t’i kushtohet te një nga partnerëve të WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete interesante dhe frymëzuese vendase përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.
Mos humbisni momentet më të spikatura të këtij rrugëtimi emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe 12 vlogerët nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor në Instagram!
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!