Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
EIB Global, degë e Bankës Evropiane të Investimeve(EIB) e përkushtuar ndaj aktiviteteve jashtë Bashkimit Evropian, ka nënshkruar një marrëveshje prej 38 milionë Eurosh për rehabilitimin e 148 km hekurudhe në linjën hekurudhore 10 në Kosovë. Rinovimi i shinave dhe stacioneve hekurudhore në rrjetin hekurudhor ndërkombëtar në Kosovë do të ndihmojë për rritjen e shpejtësisë së udhëtimit dhe për përmirësimin e kapaciteteve për pasagjerë dhe mallra. Këto përmirësime do të sjellin një zhvendosje nga rrugët drejt hekurudhës dhe do të kontribuojnë për lëvizshmërinë e qëndrueshme nga ana mjedisore në rajon.
Si pjesë e rrjetit kryesor hekurudhor në Ballkanin Perëndimor, projekti për linjën hekurudhore 10 të Kosovës do të përmirësojë lidhshmërinë në rajon dhe integrimin në Korridorin Orient/Mesdheu Lindor. Kredia e EIB-së vjen krahasgranteve të investimit dhe ndihmesës teknike të kanalizuara përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), së bashku me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky është transhi i dytë i kredisë së EIB-së për këtë projekt hekurudhor, duke arritur shumën totale 80 milionë Euro për modernizimin e hekurudhës së Kosovës.
Në dhjetë vitet e fundit, EIB-ja ka mbështetur sektorin hekurudhor global duke siguruar mbi 39 miliardë Euro investime, duke ndihmuar ndërtimin ose duke përmirësuar rreth 2000 km hekurudhë dhe 304 stacione. Në Ballkanin Perëndimor, EIB Global është financues lider i linjave hekurudhore strategjike dhe siguron mbështetje teknike dhe këshilluese për përgatitjen, planifikimin dhe vënien në zbatim të projekteve për modernizimin ose përmirësimin e rrjetit hekurudhor. Deri më sot, EIB-ja ka investuar mbi 1.2 miliardë Euro në sektorin hekurudhor në gjithë Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur bashkëpunimin dhe lidhshmërinë rajonale.
Burimi: EIB
Fotografitë: EIB
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!