Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet nga YEA-të në të gjithë Ballkanin Perëndimor
Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet nga YEA-të në të gjithë Ballkanin Perëndimor
Për Ditën e Gruas të këtij viti, më 8 Mars, WeBalkans dhe Young European Ambassadors bashkuan forcat për të promovuar fushatën #BreakTheBias (https://www.internationalwomensday.com/). Ata e bënë këtë përmes ‘reels’ dhe përmbajtjeve të tjera të mediave sociale dhe aksioneve në rrugë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, si në: Banja Luka, Beograd, Kumanovë, Nish, Novi Sad, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë.
Aktivitetet synojnë të thyejnë paragjykimet e stereotipeve gjinore. #BreakTheBias ka të bëjë me fuqizimin e grave dhe rritjen e rolit të tyre në shoqëri dhe lirinë për të vendosur se kush janë dhe çfarë duan të bëhen.
Rrjeti WeBalkans Young European Ambassadors (YEA) u lançua në gusht të vitit 2020 nga një program komunikimi rajonal për Ballkanin Perëndimor, i përfaqësuar nga European Commission Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations (DG NEAR), si një rrjet krijues i të rinjve që do të sjellin ndryshimin në të ardhmen i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Këta 120 të rinj vizionarë janë të interesuar të mësojnë për vlerat e BE-së dhe të promovojnë mundësitë që ju ofron BE-ja, por janë gjithashtu të etur për të mbështetur tema të tilla si barazia gjinore, mësimi ndërkulturor, mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e njëriut, dhe për të ndarë iniciativat e përbashkëta rajonale për të rinjtë.