Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendëspresidenti Josep Borrell në Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ishte në Maqedoni ditën E hënë para se të udhëtonte për në Shqipëri diten E martë dhe më pas për në Bosnjë dhe Hercegovinë ditën E mërkurë. Vizita e tij konfirmoi sërish angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, veçanërisht tani në periudhën e luftës ruse kundër Ukrainës dhe ndikimit të saj në sigurinë e Evropës në tërësi.
Borrell u takua në Shkup me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin Dimitar Kovačevski, Zëvendës Kryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Marichijk, Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska. Të martën, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell do të udhëtojë për në Tiranë, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme të restaurimit në mozaikun e Muzeut Kombëtar të Historisë, i rinovuar me ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit (EU’s post-earthquake recovery assistance).
Ditën E mërkurë, Josep Borrell do të jetë në Sarajevë, ku do të vizitojë për herë të parë EUFOR Althea Operation, kapaciteti i trupave në terren i së cilës është dyfishuar pothuajse kohët e fundit. Ai do të takohet më pas me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, me përfaqësuesit e opozitës politike dhe me shoqërinë civile.
Burimi: European Union
Foto nga: European Union
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.