Ndihma e drejtpërdrejtë financiare e BE-së për Kosovën tejkalon shumën prej 1.3 miliardë eurosh News | WeBalkans

Ndihma e drejtpërdrejtë financiare e BE-së për Kosovën tejkalon shumën prej 1.3 miliardë eurosh

31 Mar 2023
31/03/2023

Ndihma e drejtpërdrejtë financiare e BE-së për Kosovën tejkalon shumën prej 1.3 miliardë eurosh

Marrëveshja e përvitshme e 16-të radhazi e Financimit ndërmjet European Union dhe Kosovës, në kuadër të Instrument for Pre-accession Assistance (IPA) të BE-së iu prezantua zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ,më 24 mars, në Prishtinë, nga Ambasadori i BE-së  për Kosovën, Tomas Szunyog. Marrëveshja, e cila ka një vlerë prej 62 milionë eurosh dhe që është pjesë përbërëse e IPA III për vitet 2021-2027, e rrit shumën totale të ndihmës së drejtpërdrejtë financiare nga BE-ja në mbi 1.3 miliardë euro dhe rikonfirmon BE-në dhe shtetet e saj anëtare si donatorët kryesorë të fondeve për Kosovën.

 

Kjo është marrëveshja e dytë e asistencës financiare ndërmjet BE-së dhe Kosovës për këtë vit; vetëm muajin e kaluar, BE-ja i ofroi Kosovës 75 milionë euro në kuadër të  Paketës së saj të Mbështetjes për Energjisë për Ballkanin Perëndimor, për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset e saj të përballojnë rritjen e çmimeve të energjisë, për të stimuluar  kursimin e energjisë, dhe për të përmirësuar eficiencën e energjisë.

 

Marrëveshja e Financimit, e nënshkruar sot nga zëvendëskryeministri Bislimi, do ta ndihmojë Kosovën ër të përmirësuar integrimin socio-ekonomik të komuniteteve të  pakicës dhe të të kthyerve, dhe për të zhvilluar infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të ndotura, duke përfshirë sistemin e kanalizimeve të kryeqytetit, Prishtinës, për të përmirësuar eficiencën e energjisë në sektorin publik, dhe për të përafruar legjislacionin e Kosovës me legjislacionin e BE-së dhe për të mbështetur profesionistët ligjorë.

 

BE-ja filloi të ofronte fonde IPA për Kosovën në vitin 2007. Programet IPA I dhe IPA II përfshijnë periudhën 2007-2020, duke 14 Marrëveshje vjetore Financimi me vlerë 1.2 miliard euro. Financimi IPA III që përfshin periudhën 2021-2027 dhe Marrëveshjet shoqëruese vjetore të Financimit, që kanë filluar të zbatohen vitin e kaluar, së bashku me Marrëveshjen për vitin 2021 kanë një vlerë prej 64 milionë eurosh dhe Marrëveshja për vitin 2022, e dorëzuar sot, ka një vlerë prej 62 milion eurosh.

Read more (lexoni më shumë)

Burimi: EU Office in Kosovo

Fotografitë nga: EU Office in Kosovo

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.