Fillon Viti Evropian i Rinisë News | WeBalkans

Fillon Viti Evropian i Rinisë

17 Jan 2022
17/01/2022

Fillon Viti Evropian i Rinisë

Së fundmi, 2022-shi është shpallur nga BE-ja si Viti Evropian iRinisë. Veprimtaritë që do të organizohen këtë vit përfshijnë konferenca, nisma që promovojnë pjesëmarrjen e të rinjve në politikëbërje, fushata ndërgjegjësimi për një BE më të gjelbër, më gjithëpërfshirëse dhe më digjitale, dhe studime dhe kërkime rreth situatës ku ndodhen të rinjtë. Viti Evropian i Rinisë ecën krah për krah me NextGenerationEU, gjë që rihap perspektiva për të rinjtë, përfshirë punë cilësore dhe mundësi arsimimi dhe trajnimi në Evropën e së ardhmes, si dhe mbështet pjesëmarrjen e të rinjve në shoqëri.

Viti i Rinisë do të kërkojë sinergji dhe bashkëpunim me programe të tjera të BE-së që synojnë të rinjtë në përtej spektrit të politikave – nga programet e zhvillimit rural që përqendrohen te fermerët e rinj deri te programet e kërkimit dhe inovacionit, dhe nga kohezioni te veprimet për ndryshimin e klimës – përfshi programet e BE-së me shtrirje ndërkombëtare ose me natyrë transnacionale.

Përveç Erasmus+-it dhe Korpusit Evropian të Solidaritetit, me buxhet për periudhën financiare aktuale prej 28 miliardë Eurosh dhe 1 miliard Eurosh, Garancia Rinore dhe Nisma e Punësimit të të Rinjve po krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë. Ndërkohë, në vitin 2022 do të nisë edhe një program i ri i quajtur ALMA për të mbështetur lëvizshmërinë profesionale ndërkufitare për të rinjtë e disavantazhuar.

Programi i plotë i veprimtarive dhe informacionet e mëtejshme do të jenë të disponueshme në Portalin e Rinisë. Fushëveprimi i veprimtarive do të mbulojë çështje që prekin kryesisht të rinjtë duke ndjekur prioritetet e theksuara te Qëllimet e të Rinjve, si barazia dhe gjithëpërfshirja, qëndrueshmëria, shëndeti mendor dhe punësimi cilësor. Ato do të përfshijnë edhe të rinj jashtë BE-së.

Lexoni më shumë

Burimi: BE

Fotografitë:BE

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.