Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / Shpallet fituesi i European Union Prize for Literature 2022
Një juri ndërkombëtare ka shpallur fituesen e vitit 2022 dhe pesë cmime të vecanta për European Union Prize for Literature në Panairin e Librit në Paris. Shkrimtarja gjeorgjiane Iva Pezuashvili fitoi çmimin për librin e saj, “A garbage chute”. Juria përshëndeti edhe shkrimtarë nga Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Irlanda, Spanja dhe Ukraina.
Përzgjedhja e vitit 2022 tregon një shumëllojshmëri të gjerë të gjuhëve, vendeve, historive dhe zërave, duke ilustruar hapjen e BE-së dhe Creative Europe ndaj diversitetit kulturor dhe gjuhësor brenda dhe jashtë BE-së. Fituesja dhe autorët e nominuar do të promovohen vazhdimisht në nivel evropian për t’i ndihmuar ata të arrijnë një audiencë më të gjerë dhe më ndërkombëtare, si dhe të lidhen me lexuesit përtej kufijve të tyre kombëtarë dhe gjuhësorë.
Që nga viti 2009, The European Union Prize for Literature ka vlerësuar shkrimtarë të rinj të letërsisë artistike nga Bashkimi Evropian dhe jashtë tij. Çmimi u jepet talenteve të reja që shfaqin aftësi të shkëlqyera letrare nga 41 vendet pjesëmarrëse në Creative Europe.
Burimi: Creative Europe
Fotot nga: Creative Europe
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.