Shpallet fituesi i European Union Prize for Literature 2022 News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

4/05/2022

Shpallet fituesi i European Union Prize for Literature 2022

Një juri ndërkombëtare ka shpallur fituesen e vitit 2022 dhe pesë cmime të vecanta për European Union Prize for Literature në Panairin e Librit në Paris. Shkrimtarja gjeorgjiane Iva Pezuashvili fitoi çmimin për librin e saj, A garbage chute”. Juria përshëndeti edhe shkrimtarë nga Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Irlanda, Spanja dhe Ukraina.

 

Përzgjedhja e vitit 2022 tregon një shumëllojshmëri të gjerë të gjuhëve, vendeve, historive dhe zërave, duke ilustruar hapjen e BE-së dhe Creative Europe ndaj diversitetit kulturor dhe gjuhësor brenda dhe jashtë BE-së. Fituesja dhe autorët e nominuar do të promovohen vazhdimisht në nivel evropian për t’i ndihmuar ata të arrijnë një audiencë më të gjerë dhe më ndërkombëtare, si dhe të lidhen me lexuesit përtej kufijve të tyre kombëtarë dhe gjuhësorë.

 

Që nga viti 2009, The European Union Prize for Literature ka vlerësuar shkrimtarë të rinj të letërsisë artistike nga Bashkimi Evropian dhe jashtë tij. Çmimi u jepet talenteve të reja që shfaqin aftësi të shkëlqyera letrare nga 41 vendet pjesëmarrëse në Creative Europe.

Lexoni më shumë

Burimi: Creative Europe

Fotot nga: Creative Europe

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.