Investitorët evropianë mblidhen për një prezantim të mundësive dhe avantazheve të të bërit biznes në Ballkanin Perëndimor
24 Nov 2022
24/11/2022
Investitorët evropianë mblidhen për një prezantim të mundësive dhe avantazheve të të bërit biznes në Ballkanin Perëndimor
Në Western Balkans 6 Investment Conference, në Lubjanë, Regional Cooperation Council (RCC) dhe Western Balkans 6 Chamber Investment Forum (WBCIF) mblodhi investitorë nga Austria, Kroacia, Italia dhe Sllovenia, agjencitë e promovimit të investimeve në WB, ministritë përgjegjëse për politikat dhe promovimin e investimeve, organizatat rajonale dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Konferenca shpërndau informacion për kuadrin e investimeve, prezantoi mundësitë dhe avantazhet e të të bërit biznes në Ballkanin Perëndimor, paraqiti shembuj të investimeve të suksesshme në rajon, dhe mbështeti rrjetëzimin. Konferenca gjithashtu prezantoi avantazhet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në krahasim me destinacionet e tjera të investimit, duke marrë parasysh zhvillimet e reja globale dhe afrimin e zinxhirëve të furnizimit.
Konferenca ishte pjesë e vënies në zbatim të Western Balkans Common Regional Market (CRM) Action Plan, të financuar nga Bashkimi Evropian. Më shumë informacion rreth CRM-së mund të gjendet në https://www.rcc.int/pages/143/common-regional-market.
Burimi: RCC
Fotografia: RCC