Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi një masë ndihme me vlerë 10 milion euro e cila do të mbështesë Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës (AFBiH). Ky vendim është pjesë e punës së BE-së për të fuqizuar më shumë angazhimin me partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor dhe vazhduar në vazhdën e ndihmave të saj të mëparshme për AFBIH, veçanërisht në vazhdën e ndihmës së njoftuar në Nëntor 2021 me vlerë 10 milion euro për batalionin e çminimit të AFBiH, ndihmës me vlerë 6 milion euro të njoftuar në Qershor 2022 në përfitim të Task Forcës Balkan Medical (BMTF) dhe mbështetjes së vazhdueshme për EUFOR Althea të Forcave të Armatosura të BH, përfshirë edhe trajnimet.
Ndihma e re do të financojë pajisje terreni, mjete thelbësore për inxhinierinë ushtarake dhe materiale për mbrojtje ndaj kërcënimeve kimike, biologjike, Radiologjike dhe Nukleare (CBRN). Kjo ndihmë u kërkua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës në Qershor 2022. Përmes mundësimit të pajisjeve të përshtatshme, ndihma do të mundësojë fuqizimin e kapaciteteve të brigadës mbështetëse taktike si dhe të AFBiH në tërësi.
Ndihma e re u miratua në kuadër të Instrumentit Evropian të Paqes (EPF). EPF u krijua në Mars 2021 si një mjet për të zgjeruar mundësinë e BE-së për të dhënë siguri për qytetarët dhe partnerët e saj. I mundëson BE-së të sigurojë të gjitha llojet e pajisjeve si dhe infrastrukturë për forcat e armatosura të partnerëve të BE-së, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar. Ndihma e re u miratua në përgjigje të një kërkesë të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të BH në Qershor 2022.
Burimi: EU Delegation Bosnia and Herzegovina
Fotografitë: EU Delegation Bosnia and Herzegovina
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!